🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.32 ▼0.19%
ARI 4,050 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,575 ▲ +1.14% ETH $1,928 ▲ +2.61% XRP $1.1252 ▲ +2.32% SOL $78.2300 ▲ +2.02%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.32 ▼0.19 % ARI 4,050 ▲0.84 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.32 ▼0.19 % ARI 4,050 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Politika

PD bllokon Foltoren për Avokatin e Popullit, Peleshi ndërpret seancën

Tensione janë shënuar në seancën plenare të Kuvendit kur do të raportonte Avokati i Popullit për veprimtarinë e institucionit në vitin 2025.

Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantoi pikën e rendit të ditës për raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kundërshtoi praninë e tij në seancë, duke e cilësuar zgjedhjen e tij antikushtetuese.

“S’mund ta provokoni opozitën duke sjellë për të raportuar në këtë seancë një njeri që është zgjedhur në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Zotëria, në një falsifikim të pastër të procedurave parlamentare, ka keqpërdorur vullnetin e deputetëve të opozitës për të uzurpuar një pozicion kushtetues. Për sa kohë kjo çështje është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, të shkojë të mbajë fjalim te partia e vet, por jo të vijë këtu si Avokat i Popullit”, deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se opozita nuk e njeh Shabanin si Avokat të Popullit, duke e akuzuar se nuk ka ushtruar funksionin e tij në mënyrë të pavarur.

“Nuk kemi nevojë të dëgjojmë një njeri që s’ka ngritur kurrë zërin gjithë këto muaj, është sjellë si ushtar partie dhe asnjë ditë të vetme si Avokat i Popullit. Largojeni nga salla e Parlamentit! Keni shkelur Kushtetutën, grupi ynë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë nuk ka vendim, respektoni këtë sensibilitet të opozitës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në momentin kur Endri Shabani do të ngjitej në Foltore për të paraqitur raportin, deputetët e Partisë Demokratike rrethuan dhe bllokuan podiumin e Kuvendit, duke pamundësuar vijimin e seancës.

Për shkak të situatës së krijuar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi të ndërpresë punimet e seancës plenare për 5 minuta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.