☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.76% ETH $2,267 ▲ +1.25% XRP $1.2498 ▲ +0.47% SOL $95.5100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

PD drejt djegies së mandateve?! Rama mbledh grupin parlamentar dhe ministrat

Kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi dje se ka vendosur t’i propozojë forumeve më të lartë të partisë, aktin ekstrem të djegies së mandateve 24 orë pas protestës në bulevard.

Pas kësaj deklarate, maxhoranca nuk bëri asnjë reagim, veç atij të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, por gjithsesi nuk flitej për ndonjë veprim të maxhorancës. Ndërsa ditën e sotme Kryeministri Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit nga ku do të zhvillohet edhe një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentarë të PS-së.

Për djegien e mandateve, në emër të qeverisë reagoi edhe Elisa Spiropali: “Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë”.

Në nenin 71 të Kushtetutës përcaktohet se mandati i deputetit mund të mbarojë edhe kur hiqet dorë prej tij, pa pritur mungesën për 6 muaj me radhë. Menjëherë pas këtij veprimi, deputeti, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të deklarojë në mëyrë publike vendimin para Komisionit për Rregulloren dhe Mandatet.

Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës, për t’i kaluar mandatin e ndërprerë kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Nëse lista e kandidatëve partiakë shterohet, atëherë mandati i ndërprerë i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.