☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,253 ▲ +2.83% ETH $1,636 ▲ +5.07% XRP $1.1471 ▲ +6.04% SOL $65.4200 ▲ +6.03%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor p

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij për investimin që pritet të realizohet në Zvërnec të Vlorës. Në fillim Berisha deklaronte se mbështeste projektin, por PD ka mobilizuar militantët e vet ditën e sotme që t’i bashkohen protestës në Tiranë, që kundërshton projektin.

Pas mesazheve në grupet e Whatsapp-eve ku u bëhej thirrje militantëve të PD për mobilizim dhe pjesëmarrje në protestë, kreu i demokratëve, Sali Berisha ka nisur edhe kritikat për projektin.

Në një reagim të sotëm, lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, Berisha i mëshoi fort një prej kërkesave të protestuesve për ‘anulimin e vendimeve që kërcënojnë mjedisin.’

Kujtojmë se pavarësisht qëndrimit të kryedemokratit, një prej thirrjeve më të përhapura mes protestuesve është ‘Berisha në burg’.

“Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend.

Ai prapë u përpoq t’i akuzojë fuqi të huaja, na rikujtoi kohërat e zeza të diktaturës kur e gjithë bota paraqitej kundër nesh. Shpiku armiq imagjinarë dhe u përpoq të argumentojë luftën hibride kundër Shqipërisë. E vërteta është se këto protesta kanë në themel, para së gjithash dhe mbi të gjitha, veprimet me zero transparencë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij në investimet në Zvërnec.

Them me zero transparencë sepse përveç shifrave, disa miliardësh investime, ai nuk mori përsipër kurrë të bëjë transparencën më të vogël për çështjen e pronësisë, për çështjen e mjedisit, për detyrimet që rrjedhin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në përputhje me direktivën ‘Natura 2000’ të Komisionit Europian. Në monologun e tij nuk tha një fjalë të vetme, sepse Edi Rama firmosi lejen e zhvillimit në kundërshtim me ligjin, në prani të konflikteve gjyqësore midis palëve për pronën.

Nuk tha një fjalë të vetme, nëse ai në detyrim, në detyrim madhor të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që rrjedhin nga direktiva ‘Natura 2000’ ka bërë aty një vlerësim të përshtatshëm, ka bërë aty një vlerësim strategjik, ka bërë një vlerësim mjedisor për të gjithë këtë projekt. Përkundrazi, u tha mediave ndërkombëtare se nuk ekziston projekt.

Nga ana tjetër, nuk mund të miratohet kurrë leja e zhvillimit pa një projekt apo të paktën një projekt-ide. Nuk shpjegoi çfarë direktivash ka dhënë ky për përshtatjen me peizazhin. Nuk shpjegoi pra asgjë përveç luftës hibride, kërcënimeve dhe cinizmit ndaj protestuesve dhe mburrjes së tij se ai si omnipotent nuk pyet për asgjë.

U përpoq të mashtronte shqiptarët se paska marrë kryesinë e shoqatës së pyjeve në Europë në një kohë kur jemi vendi me pyjet më të shkatërruara dhe më të djegura, më të pambrojtura në Europë. Të ngjallte ky një lloj si çmimi që merrnin në Meksikë për ushqimin nga dërgoi të Ramiz Alisë në një kohë që dy të tretat e popullit ishte në uri kronike. Pra, monologu i të dielës ishte mashtrimi i radhës të dielës, por kësaj here i karakterizuar nga një cinizëm i pashembullt, arrogancë e papërmbajtur ndaj qytetarëve dhe të rinjve në protestë”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.