🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,322 ▲0.48%
NASDAQ 27,084 ▼0.01%
NAFTA 93.89 ▲1.88%
ARI 4,517 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,230 ▼ -5.93% ETH $1,911 ▼ -4.15% XRP $1.2215 ▼ -5.71% SOL $75.9700 ▼ -5.95%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

PDK i bën thirrje Rushitit të tërhiqet nga gara për Presidente

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër procesin për zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar atë si të dëmshëm dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër procesin për zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar atë si të dëmshëm dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

Në një konferencë për media nga holli i Kuvendit, ajo shpalosi qëndrimet e PDK-së, duke i bërë thirrje partisë në pushtet të ndalë, veprimet antikushtetuese.

“Dua të apeloj tek partia në pushtet që t’i ndërpresë këto veprime ‘karateje’ të dhunës politike, sepse ky nuk është Kuvend i karatesë, por institucion i të zgjedhurve të popullit”, tha Çitaku.

Ajo i është drejtuar edhe kandidates për presidente, duke i kërkuar të tërhiqet nga gara.

“Nga zemra i bëj thirrje zonjës Feride Rushiti që të tërhiqet nga kjo lojë politike antikushtetuese e Albin Kurti, që është e dëmshme për shtetin dhe atë vet”, u shpreh ajo.

Çitaku ka shprehur keqardhje për përfshirjen e saj në këtë proces.

“Sinqerisht më vjen keq që ka pranuar të huazojë politikisht emrin e saj për një maskaradë të rrezikshme politike”, deklaroi ajo.

Në fund, ajo theksoi se vlerëson angazhimin e Rushitit në shoqërinë civile, por i bëri sërish thirrje të tërhiqet.

“Si PDK e çmojmë angazhimin e saj në shoqërinë civile, por puna më e rëndësishme që mund t’i bëjë vetes dhe nderi më i madh që mund t’i bëjë vendit është të largohet nga kjo garë”, tha Çitaku.

Ajo ka thënë se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe përbëjnë rrezik për rendin kushtetues.

“Këto veprime janë sinjale të qarta se pushteti po vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet dhe këtë nuk do ta lejojmë dhe së bashku me qytetarët do ta ndalojmë”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të tensioneve në Kuvend. “Stop dhunës politike në Kuvend, stop veprimeve antikushtetuese”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka paralajmëruar se opozita dhe qytetarët do të reagojnë ndaj situatës aktuale, nëse, sipas saj, vazhdohet me shkelje të rregullave kushtetuese. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.