☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK reagon ndaj raportit për Specialen: Alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me gjetjet e raportit të organizatës ndërkombëtare “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, i cili trajton proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas PDK-së, raporti ngre shqetësime serioze për standardet e gjykimit të drejtë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në këto procese.

“Ky raport i kësaj organizate me reputacion të lartë ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, ngre shqetësime serioze për respektimin e standardeve të një gjykimi të drejtë, duke vënë në pah rreziqe të mospërputhjes me parimet themelore të Këshillit të Evropës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

PDK ka përmendur disa nga çështjet e ngritura në raport, përfshirë paraburgimin e gjatë, kufizimet në lirimin e përkohshëm dhe dyshimet për barazinë e palëve në proces.

“Sipas këtij raporti, çështje të rëndësishme si shkeljet e të drejtave të njeriut, paraburgimi i gjatë dhe praktikisht i pakontestueshëm, kufizimet në lirimin e përkohshëm, si dhe dyshimet për barazi të palëve në proces, paraqesin sfida serioze për integritetin e procesit gjyqësor”, theksohet në njoftim.

Partia thekson se transparenca e provave dhe burimi i tyre mbeten po ashtu çështje shqetësuese që, sipas saj, mund të ndikojnë në besueshmërinë e vendimeve.

PDK ka kërkuar që rekomandimet e raportit të trajtohen me urgjencë dhe të krijohet një mekanizëm i pavarur monitorimi për të siguruar respektimin e standardeve ndërkombëtare.

“Ne kërkojmë që rekomandimet e raportit të merren seriozisht dhe urgjentisht, përfshirë krijimin e një mekanizmi të pavarur të monitorimit”, thuhet më tej.

PDK u ka bërë thirrje edhe shteteve financuese të Dhomave të Specializuara, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile që të mos heshtin ndaj këtyre gjetjeve.

Në fund, PDK ka ritheksuar besimin në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe ka kërkuar një vendim final të drejtë nga proceset në Hagë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.