☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Pas gati 3 ditësh ndërhyrje nga toka dhe ajri, zjarri në fshatrat Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës po shkon drejt izolimit.

Autoritetet njoftuan mbrëmjen e së enjtes se tashmë beteja vazhdon në masivin pyjor të Drenijes, ku terreni ka vështirësuar ndërhyrjen për shkak të errësirës.

Vatra po mbahet gjithsesi nën kontroll, ndërsa banorët e evakuuar janë rikthyer në banesat e tyre.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në vend, nga të cilat 10 mbeten aktive.

Aksioni po vijon në fshatin Priskë në malin e Dajtit nga toka dhe ajri, por bëhet e ditur se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra aktive ka edhe në qarqet e Elbasanit, por larg zonave të banuara.

Ndrësa në Kostren të Beratit, është riaktivizuar vatra e zjarrit dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj.

Në aksionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 454 forca operacionale dhe 47 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë, avioni “Air Tractor” dhe 3 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura.

Sipas të dhënave të agjencisë Europiane të Mbrojtjes ndaj Zjarreve, raportohet se deri me tani në vendin tonë janë djegur 1636 hektarë pyje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.