☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.13 ▼0.11%
ARI 4,117 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,548 ▼ -2.09% ETH $1,664 ▼ -3.28% XRP $1.1081 ▼ -1.47% SOL $69.4700 ▼ -3.21%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.13 ▼0.11 % ARI 4,117 ▼0.79 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.13 ▼0.11 % ARI 4,117 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
24 Jun 2026
Breaking
Kosova

Përplasjet në LDK – shtohet presoni ndaj Abdixhikut për dorëheqje

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa nga kryesia dhe figura të rëndësishme po vijnë reagime të ndara.

Debati është thelluar edhe më shumë mes kërkesave për përgjegjësi, mbështetjes për lidershipin aktual dhe thirrjeve për reflektim brenda strukturave të partisë.

Dega e Pejës, Lipjanit dhe dega e II e Prishtinës kanë dalë haptazi me kërkesën për dorëheqje të Abdixhikut, kurse disa nga degët e tjera si Ferizaj e Istogu kanë shprehur qëndrime të kundërta, duke e kthyer situatën në një prej zhvillimeve më të forta të brendshme në LDK pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, vetë kryetari Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve. Duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvendin e partisë, Abdixhiku tha se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar tashmë, ndërsa kërkoi dorëheqje morale nga drejtuesit e dy degëve asaj të Pejës dhe Ferizajt.

Ne do t’ju sjellim në kohë reale deklaratat, reagimet dhe çdo zhvillim të ri nga brenda këtij subjekti politik. /Telegrafi/

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me kërkesat e disa degëve të partisë për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai ka thënë se nuk është koha që mungesa e përgjegjësisë në nivel lokal të mbulohet me kërkesa publike për largimin e kryetarit të partisë.

Lajmi i plotë >>>>

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për kërkesën që ka ardhur nga degët e Pejës dhe Lipjanit për dorëheqjen e kryetarit të partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai këtë e ka vlerësuar si pjesë të demokracisë në këtë parti, duke e cilësuar si kërkesë politike.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar pas kërkesave të disa strukturave të LDK-së për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i dalë në mbrojtje atij dhe duke kritikuar qasjen e brendshme të disa degëve.

Ferati ka thënë se është shqetësuese tentativa për të zhvendosur përgjegjësinë e rezultateve vetëm te niveli qendror, duke e quajtur këtë shmangie të llogaridhënies.

Përplasjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga degët e Pejës, Lipjanit dhe së fundmi nga Dega II në Prishtinë, kanë nxitur reagime edhe nga zyrtarë të Vetëvendosjes.

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Taulant Kelmendi, ka deklaruar se debatet mes Lumir Abdixhikut dhe Gazmend Muhaxherit janë çështje të brendshme të LDK-së, por ka kritikuar qeverisjen lokale në Pejë.

Pas degëve të Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se LDK-ja po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e saj.

Në një deklaratë publike, kjo degë shprehet se Kosova po përballet me sfida të mëdha politike dhe se LDK-ja po humb peshën e saj politike pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas kërkesave publike për dorëheqjen e tij nga kryesitë e degëve të LDK-së në Pejë dhe Lipjan.

Përmes një postimi, Abdixhiku i falënderoi dy kryetarët për kërkesat e tyre, duke theksuar se do të kishte qenë më korrekte që ato t’i shprehnin në takim të drejtpërdrejtë.

Duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvendin e partisë, Abdixhiku tha se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar tashmë, ndërsa kërkoi dorëheqje morale nga drejtuesit e dy degëve.

Pas Degës së LDK-së në Pejë, edhe Dega në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si “standard të përgjegjësisë politike” pas rezultatit në zgjedhjet e fundit.

Dega e Lipjanit thekson se rezultati zgjedhor duhet të shërbejë si nxitje për reflektim dhe reformim të partisë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, pas mbledhjes së mbajtur dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, ka kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë.

Sipas komunikatës, me shumicë votash anëtarët e Kryesisë kanë vlerësuar se nevojitet ndryshim në drejtim të strukturave udhëheqëse, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si akt moral dhe politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.