☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

“PLOS One”: Nivelet e ulëta të vitaminës C shoqërohen me shenja të plakjes së trurit

– Niveli i ulët i vitaminës C në gjak, mund të lidhet me ndryshime në strukturën dhe funksionimin e trurit te të moshuarit, sipas një studimi të ri japonez, i publikuar në revistën shkencore “PLOS One”.

Megjithëse studimi nuk vërteton se vitamina C mbron drejtpërdrejt trurin, ai ofron prova se një dietë e pasur, mund të luajë një rol të rëndësishëm në plakjen e shëndetshme të tij. 

Studimi u krye nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga Dr. Haruka Nagaya dhe Dr. Tomohiro Shintaku, nga Departamenti i Radiologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Hirosaki, në Japoni, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë të Prefekturës së Kiotos dhe institucione të tjera kërkimore japoneze. 

Në studim morën pjesë 2 044 japonezë mbi moshën 64 vjeç (mosha mesatare 69 vjeç), të cilëve iu mat niveli i vitaminës C, në plazmën e gjakut dhe iu kryen skanime të trurit me rezonancë magnetike (MRI). 

Studiuesit morën gjithashtu në konsideratë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit, si mosha, gjinia, niveli i arsimimit, aktiviteti fizik, duhanpirja, hipertensioni, diabeti dhe hiperlipidemia. 

Analiza tregoi se personat me nivele më të ulëta të vitaminës C kishin vëllim më të vogël të lëndës gri të trurit, e cila është thelbësore për kujtesën, të menduarit dhe vendimmarrjen;

lidhje më të dobëta në rrjetin e modalitetit të parazgjedhur (default mode network – DMN), një rrjet i rëndësishëm i trurit që merr pjesë në kujtesë, vëmendje, përqendrim dhe përpunimin e informacionit që lidhet me vetveten. 

Sipas autorëve, dobësimi i këtij rrjeti është lidher me rënie të funksioneve njohëse, si dhe me sëmundje neurodegjenerative, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. 

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet tregojnë vetëm një lidhje statistikore dhe jo një marrëdhënie shkak-pasojë. 

Ky ishte një studim vëzhgues, ku pjesëmarrësit u vlerësuan vetëm një herë. 

Për këtë arsye, nuk mund të thuhet se rritja e marrjes së vitaminës C do të parandalojë rënien e aftësive njohëse ose do të mbrojë trurin nga plakja. 

Për të vërtetuar këtë nevojiten studime afatgjata dhe prova klinike. 

Megjithatë, autorët thonë se gjetjet mbështesin rekomandimet ekzistuese për një dietë të pasur me fruta dhe perime, të cilat janë burime natyrore të vitaminës C. 

Përveç rolit të saj si antioksidant, vitamina C ndihmon edhe në mbrojtjen e qelizave nervore nga stresi oksidativ dhe merr pjesë në prodhimin e neurotransmetuesve, që janë të rëndësishëm për kujtesën dhe funksionet njohëse. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.