🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,401 ▼0.96%
DOW 51,679 ▼0.07%
NASDAQ 25,795 ▼1.42%
NAFTA 72.69 ▼1.58%
ARI 4,147 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,532 ▼ -3.72% ETH $1,664 ▼ -5.25% XRP $1.1040 ▼ -3.49% SOL $69.3100 ▼ -5.84%
S&P 500 7,401 ▼0.96 % DOW 51,679 ▼0.07 % NASDAQ 25,795 ▼1.42 % NAFTA 72.69 ▼1.58 % ARI 4,147 ▼1.33 % S&P 500 7,401 ▼0.96 % DOW 51,679 ▼0.07 % NASDAQ 25,795 ▼1.42 % NAFTA 72.69 ▼1.58 % ARI 4,147 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë

Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni për kapjen e 49-vjeçarit u zhvillua gjatë natës pas inforcmacioneve për vendndodhjen e tij.

Pas kontrollit në banesë Zalla nuk është gjetur aty pasi ai ka konstatuar policinë është larguar duke u futur në pyll. Policia ka gjetur një pistoletë e cila dyshohet se i përket 49-vjeçarit i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Policia arrestohet Fatmir Alla, 55 vjeç pasi dyshohet se kur ka konstatuar efektivët dhe ka njoftuar Zallën për t’u larguar nga banesa. Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia Lezhë.

35-vjeçari do ndiqet në gjendje të lirë pasi është i dyshuar si bashkëpunëtor lidhur me shpërthim me tritol në një ambient të hapur, tokë.

“Krujë/Operacion në fshatin Zallë, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar. Operacioni, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit. Në operacion DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”. I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin Fatmir Alla, 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.

Në banesën e të shumëkërkuarit Y. Z., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjeç, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Y. Z. Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Zalla rezulton i shpallur në kërkim pasi policia zbuloi një sasi arsenali armësh në fshatin Zall të Fushë-Krujës në kuadër të kontrolleve të zhvilluara pas atentatit të Rinasit ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Ylli Zalla ka precedent penal në të njëjtën fushë pasi është arrestuar në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në atë kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.