☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,893 ▼ -0.94% ETH $2,383 ▼ -0.57% XRP $1.2924 ▼ -2% SOL $102.7200 ▼ -1.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia nis hetimet për bllokimin e autostradës, kush i orientoi protestuesit drejt Rinasit?

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë. Mësohet se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës.

Po ashtu po shyrtohen pamjet filmike për të identifikuar personat që orientuan turmën drejt Rinasit.

Protesta e së hënës shënoi ditën e 15-të të mobilizimit dhe u dallua nga tubimet e mëparshme për shkak të itinerarit të ndjekur nga protestuesit. Turma u nis në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa orë.

Pranë Rinasit, protestuesit u ndaluan nga forcat e policisë, duke mos arritur të vijojnë më tej marshimin. Situata solli trafik të rënduar dhe kolona kilometrike automjetesh në një prej akseve kryesore të vendit.

Lëvizja e protestuesve ka nxitur diskutime të shumta në media dhe rrjetet sociale. Një pjesë e komentuesve e kanë konsideruar marshimin drejt Rinasit si një përshkallëzim të revoltës dhe një përpjekje për t’i dhënë më shumë peshë protestës. Të tjerë kanë kritikuar zgjedhjen e bërë, duke argumentuar se marshimi i gjatë, që zgjati mbi pesë orë, lodhi pjesëmarrësit dhe shkaktoi shqetësime të konsiderueshme për qytetarët.

Ndërkohë, në debatet publike janë hedhur edhe pretendime se ndryshimi i itinerarit mund të ketë qenë një devijim i qëllimshëm që ndikoi në uljen e intensitetit të protestës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.