Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,254 ▲ +4.16% ETH $2,638 ▲ +5.57% XRP $1.4421 ▲ +9.1% SOL $111.5700 ▲ +5.62%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Policia shqiptare pjesë e operacionit të kokainës në Greqi

Grupi i trafikantëve të kokainës së kapur në Greqi po ndiqej për 6 muajsh nga autoritetet e ligjit. Në operacionin e cilësuar të suksesshëm , përveç Deas Amerikane, policisë spanjolle dhe greke ka qenë edhe ajo shqiptare. Policia e Shtetit dha disa detaje nga operacioni ndërkombëtar, ndërsa njoftoi se hetimet janë ende në vazhdim dhe po punohet për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Roli i Policisë shqiptare në këtë operacion ka qenë vendimtar në identifikimin e shqiptarëve, pjesë të organizatës kriminale, si dhe të funksioneve e roleve të tyre në grup. Në operacionin e djeshëm u sekuestruan 1.2 ton kokainë në portin grek perëndimor të Astakos në prefekturën Aitoloakarnania. Zëdhënësi i policisë greke, Theodoros Chronopoulos tha se janë arrestuar 8 anëtarë të dyshuar të bandës ndërkombëtare të trafikut të drogës. Sipas tij, drejtuesit e grupit kriminal, ishin dy rezident të përhershëm në Spanjë (me shtetësi arabe), me disa qytetarë të Shqipërisë në varësi të tyre. Policia ishte në kërkim të nëntë anëtarëve të dyshuar, ende jo nën arrest. Shqiptarët e arrestuar në këtë operacion janë Sandër Pema, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.

Sipas mediave greke, Sandër Pemaj, dyshohet se ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit. Droga e sekuestruar dyshohet se ishte transportuar me jaht nga Karaibet drejt Greqisë nga karteli, dhe pikërisht kjo ishte edhe detyra më e rëndësishme e Sandër Pemajt. sekuestroi gjithashtu mbi 233,000 euro (257,000 dollarë) dhe bllokoi pesë automjete. Dy nga personat e arrestuar, u kapën duke ruajtur shtëpinë në Astakos, ku do të dorëzohej droga, ndërsa tre të dyshuar të tjerë, kishin marrë me qira një fugon, për të transportuar kokainën e paketuar. Policia shtoi se vlera e drogës nëse do të hidhej në treg, do të arrinte në mbi 50 milionë euro (55 milionë dollarë).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.