🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▼ -1.01% ETH $2,373 ▼ -0.95% XRP $1.2849 ▼ -2.22% SOL $102.1500 ▼ -1.8%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

POLONI – Costa: Zgjerimi i BE-së, përparësi gjeostrategjike për Evropën

– Zgjerimi i Bashkimit Evropian është sërish një përparësi gjeostrategjike për Evropën, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë fjalimit të tij në Kolegjin e Evropës, në Natolin, Poloni, sipas consilium.europa.eu.

Costa tha se kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE, ka krijuar një dinamikë të re në procesin e zgjerimit.

Sipas tij, kjo dinamikë nuk kufizohet vetëm te Ukraina, por shtrihet edhe te Moldavia dhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Ai theksoi se e ardhmja e këtyre vendeve është brenda Bashkimit Evropian dhe se procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e standardeve të BE-së.

“Çdo vend kandidat duhet të vlerësohet individualisht, në bazë të progresit dhe arritjeve të tij, dhe të gjithë duhet të ndajnë vlerat dhe objektivat e Bashkimit Evropian”, tha Costa.

Duke folur për përfitimet e zgjerimit, presidenti i Këshillit Evropian tha se vendet që iu bashkuan BE-së që nga viti 2004 i kanë dyfishuar ekonomitë e tyre.

Sipas tij, vendet e reja anëtare kanë krijuar gjithsej 26 milionë vende të reja pune, mbi 6 milionë prej tyre në vetë këto vende.

Costa tha se këto të dhëna tregojnë se zgjerimet e mëparshme, kanë forcuar Evropën dhe kanë zgjeruar hapësirën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Duke iu referuar procesit aktual, Costa tha se Mali i Zi synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit, nëse plotëson të gjitha kushtet.

Për Ukrainën dhe Moldavinë, ai tha se ambicia është të hapen të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në fund të vitit, në përputhje me kushtet e nevojshme.

Ndërkohë, Shqipëria vijon negociatat e anëtarësimit me BE-në. Sipas Këshillit të BE-së, të 33 kapitujt e negociatave të Shqipërisë janë hapur dhe tre prej tyre janë mbyllur përkohësisht.

Takimi i fundit i konferencës së anëtarësimit u zhvillua më 14 korrik 2026.

Këshilli Evropian do të zhvillojë më 15 dhe 16 tetor një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat e Bashkimit Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.