☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▲ +0.79% ETH $2,246 ▲ +2.25% XRP $1.2563 ▲ +4.22% SOL $97.0300 ▲ +3.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Presidenti kërkon “negociatorët”, shkresë MPJ-së. Bushati: Nuk komentoj presidentin

Ndërkohë që Ministria e Jashtme greke e ka marrë autorizimin për të negociuar me palën shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka marrë një shkresë nga Presidenti i Republikës që kërkon të mësojë emrat e negociatorëve shqiptarë.
Këtë të hënë ministri i Jashtëm shqiptar sqaroi procedurën sipas tij, por duke refuzuar të komentojë presidentin.

Ministria e jashtme është në pritje të autorizimit nga presidenti Ilir Meta për negociatat me Greqinë. Ministri Bushati nuk deshi të komentojë vonesën e autorizimit, por u ndal ne rolin qe ka Presidenti në negociata.

“S’dua të komentoj presidentit. Në momentin që plotfuqishmëria do të vijë normale që do të fillojë puna. Unë kam kërkuar mbi bazë të ligjit për marrëveshjen ndërkombëtare, autorizim, jo plotfuqishmëri, autorizim për të nisur punën. Pasi përfundon negociata duhet sërish që nga ana e presidentit të Republikës të lëshohet autorizimi për firmosjen e marrëveshjes dhe hapi i tretë kur presidenti i Republikës serish ka një rol, është momenti kur marrëveshja miratohet në Kuvend dhe presidenti i Republikës ka të drejtën e dekretimit ose jo të kësaj marrëveshje”, u shpreh Bushati.

Burime nga presidenca thane për Top Channel se Presidenti Meta i është drejtuar me një shkrese Ministrisë së Jashtme, ku i kërkon të saktësojë emrat e negociatorëve për marrëveshjen e re me Greqinë.

Siç edhe Top Channel ka raportuar më parë, këto detaje mungojnë në kërkesën e datës 12 shkurt të ministrit të Jashtëm per autorizimin e Presidentit. Po ashtu Top Channel ka raportuar, duke iu referuar burimeve pranë Ministrisë së Jashtme greke, se në Greqi, ku autorizimin e jep kryeministri, Aleksis Tsipras e ka dhënë këtë autorizim për fazën finale të negociatave me Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.