🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 84.27 ▲0.81%
ARI 4,111 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $64,004 ▼ -0.88% ETH $1,890 ▼ -1.45% XRP $1.0758 ▼ -0.28% SOL $73.7000 ▼ -0.31%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.27 ▲0.81 % ARI 4,111 ▼1.2 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.27 ▲0.81 % ARI 4,111 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

“Prodhime ‘Made in Albania’”/ Rama: Brenda vitit 2028, Forcat e Armatosura do të pajisen plotësisht me mjete dhe armatë të sofistikuara sipas standardeve të NATO-s

https://omg10.com/4/11463930

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s nga kompania “Timak Defence”, të cilat do t’i kalojnë në përdorim Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në rikthimin e industrisë ushtarake shqiptare, duke u shprehur se nëse kjo industri do të ishte ruajtur ndër vite, Shqipëria do të ishte sot një pikë referimi në një kohë kur bota po përballet me luftëra dhe sfida të reja për mbrojtjen.

“Po të ishte ruajtur ajo industri, do ta kishte bërë Shqipërinë një pikë referimi në këtë kohë luftërash dhe sfidash të vetëmbrojtjes. Edhe deri përpara se të hynim në këtë fazë, ushtria jonë ka vuajtur për mjete”, tha Rama.

Kryeministri falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për rolin e tij në këtë proces dhe deklaroi se objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2028 ushtria shqiptare të ketë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme.

“Plani ynë që kemi diskutuar edhe me shefin e shtabit është që brenda vitit 2028 ushtria shqiptare t’i ketë të gjitha mjetet, të gjitha kapacitetet, nga makina më e lehtë deri tek armët më të sofistikuara”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Forcat e Armatosura nuk do të kenë më mungesa në mjete dhe do të pajisen me një flotë të madhe sipas standardeve të NATO-s, në raport me numrin e forcave dhe territorin që mbulojnë.

“Nuk do të ketë më asnjë katërrotrrotak që t’i mungojë Forcave të Armatosura. Do të kemi një flotë të madhe sipas standardeve të NATO-s për numër forcash dhe për kilometër territor, ndërkohë që do të jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka filluar të ndërtohet dhe projektohet në territor”, deklaroi kryeministri.

Rama bëri të ditur se Shqipëria ka arritur marrëveshje me kompani të mëdha të industrisë ushtarake ndërkombëtare dhe tha se në të ardhmen vendi mund të prodhojë pajisje që mund të përdoren edhe nga ushtri të vendeve aleate.

“Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu, të cilat do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe në botë, ushtrisë amerikane, prodhime ‘Made in Albania’”, tha Rama.

“Përfytyroni një ushtar të SHBA-ve me një prodhim ‘Made in Albania’ në kompleksin e pajisjeve të tij. Kush do ta kishte imagjinuar këtë disa vite më parë?! Askush. Kjo është Shqipëria tjetër që kemi ndërtuar dhe e cila tani do të fillojë të japë të tjera rezultate dhe produkte, duke pasur parasysh industrinë ushtarake, por jo vetëm”, shtoi ai.

Kryeministri u ndal edhe te prodhimi i mjeteve për shërbimet e tjera publike, duke theksuar se kompania “Timak” po prodhon aktualisht 14 zjarrfikëse të reja.

“14 zjarrfikëse të reja po prodhohen sot nga Timak. 14 zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vjet. Atëherë kur e morëm Shqipërinë, e morëm pa zjarrfikëse”, tha Rama.

Ai deklaroi se qeveria synon krijimin e një flote moderne zjarrfikësesh, njësoj si flota e mjeteve të ushtrisë, si dhe pajisjen e vendit me autoambulanca sipas standardeve të kërkuara.

“Në vend që të shkojmë lart e poshtë dhe të bëjmë dy tenderë sot e dy nesër, ne do të ndërtojmë një flotë zjarrfikësesh që do të jetë njësoj si flota e ushtrisë. Do t’i kemi të gjitha zjarrfikëset që i duhen Shqipërisë sipas standardeve të NATO-s, po ashtu edhe autoambulancat”, deklaroi kryeministri.

Rama tha gjithashtu se investimi në prodhimin vendas do t’i japë shtetit mundësi të sigurojë mjete në kohë, me cilësi të lartë dhe me një bazë mirëmbajtjeje brenda vendit.

“Shpenzimet që do të bëjë shteti për të marrë këto mjete në kohë, për t’i marrë me cilësinë më të mirë dhe duke pasur një bazë mirëmbajtjeje, do të shmangin situatat kur mjetet bllokohen për shkak të mungesës së shërbimit”, tha ai.

Sipas Ramës, edhe mirëmbajtja e flotave të reja do të kryhet në Shqipëri, duke krijuar një cikël të ri bashkëpunimi mes sektorit privat dhe shtetit.

“Këto flota do ta kenë mirëmbajtjen në vend. Pjesa private merr pjesën e vet, shteti të vetën dhe të ardhurat riinvestohen sërish aty ku shihet e nevojshme. Kjo është Shqipëria e re që funksionon përditë”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.