☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 100.10 ▲4.22%
ARI 4,395 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,910 ▼ -3.31% ETH $2,415 ▼ -3.79% XRP $1.3586 ▼ -5.38% SOL $98.9700 ▼ -5.37%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 100.10 ▲4.22 % ARI 4,395 ▼1.46 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 100.10 ▲4.22 % ARI 4,395 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Programi Kombëtar i Strehimit, Rama prezanton 6 programet e reja: Banesa sociale, kredi të subvencionuara dhe shtëpi për familjet në nevojë

Strehimi do të jetë një nga prioritetet e “Rilindjes 2.0”. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Programin Kombëtar të Strehimit, një reformë që sipas tij synon të ndryshojë mënyrën se si shteti adreson problematikën e strehimit, veçanërisht për familjet e reja dhe të rinjtë.

Rama tha se programi është rezultat i një pune intensive njëvjeçare dhe se tashmë ka marrë formën e draftit ligjor, i cili do të kalojë në konsultim publik dhe më pas në Parlament.

“Programi Kombëtar i Strehimit për Shqipërinë 2030 në BE është një moment kur janë pjekur kushtet, pas një pune intensive 1-vjeçare, për të bërë publike piketat kryesore të programit të ri kombëtar të strehimit. Është një program i ri, si mishërim i një reforme strukturore shumë të thellë dhe ka marrë formën e draftit ligjor. Së shpejti do të kalojë në konsultim publik dhe më pas në Parlament, për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme të rëndësishme dhe të mprehtë, për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në tërësi në rrugën e marrjes së një shtëpie”, tha Rama.

Programi parashikon gjashtë skema të reja, tha Rama, që janë banesa sociale me qira, banesa me kosto të ulët dhe përmirësimin e banesave ekzistuese për grupet vulnerabël.

Rama u shpreh se programi përfshin gjithashtu zhvillimin e zonave të reja të strehimit për të gjitha shtresat e shoqërisë. Dy programet e tjera lidhen me banesat e përkohshme për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe banesat e përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.

“Strehimi është aspekt thelbësor i vizionit “Rilindja 2.0”. Janë 6 programe të reja që do t’i adresojmë. Programi 1 është programi i banesave sociale me qira. Është një skemë përdorur ndër vite, por ne do ta qasim në një mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qira do të jetë një program i cili do të bëhet më kompleks dhe jo thjesht “prit të ndërtohet dhe pastaj të kesh shansin të marrësh një banesë. Këto do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara dhe partneritetin publik-privat. Do të përdorim të gjithë instrumentet për të garantuar një ofertë shumë të gjerë nga ana e shtetit.

Programi 2 janë banesat me kosto të ulët, që lidhet me subvencionimin nga ana e shtetit të kredisë, duke pasur parasysh që banesa e kredituar të hyjë në kategorinë e banesave me kosto të ulët. Programi 3 është përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël dhe një projekt infrastrukture në zonat informale, për të adaptuar banesa të caktuara si banesa sociale. Programi 4 është zhvillimi i zonave të strehimit dhe këtu nuk flasim vetëm për banesat sociale, por për të gjitha shtresat e shoqërisë. Nuk duam të ndërtojmë një bllok banimi vetëm për njerëzit në nevojë, por të jetë dinjitoz për të gjitha shtresat. Për këtë është shumë e rëndësishme cilësia e banesave dhe zonave të zhvillimit. Shumë shpejt do të fillojmë në Tiranë me këtë program të ri dhe kemi në shqyrtim shumë zona të tjera në bashkitë e tjera.

Programi 5 është ai i banesave të përkohshme për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Duhen pasur infrastruktura të gatshme pikërisht për strehimin e familjeve që preken nga përmbytjet, zjarret, tërmetet, që janë bërë fenomene gjithmonë e më të zakonshme. Programi 6 është ai i banesave të veçanta, të cilat janë banesa të përshtatura për familjet me persona me aftësi të kufizuara, apo për individët me aftësi të kufizuara”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.