☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 80.84 ▲0.62%
ARI 4,111 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,756 ▲ +1.84% ETH $1,868 ▲ +1.46% XRP $1.0748 ▲ +0.61% SOL $73.5900 ▲ +1.57%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.84 ▲0.62 % ARI 4,111 ▲0.49 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.84 ▲0.62 % ARI 4,111 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta e opozitës më 8 maj, Berisha thirrje për mobilizim deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar datën 8 maj si një moment të rëndësishëm për aksionin opozitar në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se opozita duhet t’i kushtojë çdo minutë përgatitjes së protestës më 8 maj.

“Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët.

Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me çdo mjetet t’i dekurajojnë”, tha Berisha.

Duke e cilësuar si një “akt të protestës paqësore”, Berisha tha se opozita synon të paraqitet si një forcë që përfaqëson, sipas tij, “ndërgjegjen e shqiptarëve” dhe një alternativë politike për të ardhmen e vendit.

“Të dëshmojmë se ne nuk pranojmë kurrë Edi Ramën, qeverinë e tij si të ligjshme, nuk ka asnjë legjitimitet për shkak të zgjedhjeve që ka rrëmbyer, për shkak të vjedhjeve me të cilat është kapur.

Dhe, të provojmë se ne jemi zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve dhe jemi forca kryesore integruese, forca kryesore që punojmë për të ardhmen e këtij vendi”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.