☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Protestat paqësore, Lleshaj: Apeli i ndërkombëtarëve nuk u dëgjua nga opozita, influenca ruse në rajon është e provuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një interviste televizive u shpreh se ministri nuk ka funksion operacional, por vetëm përcakton objektivat. Sipas ministrit Lleshaj, influenca ruse në rajon është e provuar.

Duke folur për protestën e opozitës, Lleshaj u shpreh se po keqtrajtohet fjala “popull”, ndërsa shtoi se godina e Kryeministrisë nuk duhet të shndërrohet në një “Trojë”. Ai gjithashtu tha se ata që kërkojnë pushtetin me dhunë, edhe në pushtet provojnë vetëm dhunë.

“Më lini t’ju kujtojë se në vitin 2011 u përdorën plumbat, ndërsa sot po bëhet problem përdorimi i gazit. Këto gazra lotësjellës nuk u përdorën nga Partia Demokratike, pasi nuk ka pasur protesta të dhunshme. Ky gaz i përdorur nga Policia është blerë në vitin 2011. Unë kam urdhëruar që Policia të reagojë më pak, të reagojë më vonë, pasi nuk kam dashur viktima”, – tha Lleshaj.

“Unë nuk merrem me arrestimet apo punën operacionale të policisë, unë merrem me politikën, me qëllimin, destinacionin. Unë i rri konseguent këtij parimi. Unë përcaktoj parimet, ku duhet të arrijë. Nëse ministri kërkon të imponojë dhe punën operacionale të policisë, ta drejtojë vetë, atëherë krijohet një konflikt i madh interesi, se kujt do i kërkojë llogari”, – shtoi Lleshaj.

Ministri Lleshaj tha se ka qenë në zyrën e tij te njëra prej protestave, teksa në dy protestat te Kuvendi ka qenë në Kuvend.

“Nëse i keni ndjekur me vëmendje protestat, në rreshtin e parë kanë qenë punonjës policie, një kordon i paarmatosur, me bindjen se opozita kishte nën kontroll turmën dhe kjo u faktua kur liderët e opozitës kërkuan mbylljen e protestës, të pranishmit u larguan, pra turma ishte nën kontroll”, – tha Lleshaj.

“Ndërkombëtarët kanë bërë ftesë për të qenë paqësisht në protestë, opozita nuk e bëri këtë, nxiti dhunë, e la turmën e lirë të godiste dhe policinë, dhe godinën. Ata që thërrasin protestën duhet të jenë të përgjegjshëm që institucionet të ruhen, s’ke pse sulmon fizikisht institucionin. Një opsion ishte të mos vendosnim fare policë. Nuk mund ta shndërrojmë Kryeministrinë si institucion në “Trojë”. Ajo qeveri që vjen me dhunë, vetëm dhunë prodhon. Koncepti “popull” është i keqpërdorur, kemi një popull, nuk kemi popull opozitar, popull mazhorancë… etj., kemi një popull. Ky koncepti i popullit që përdoret shumë kujton Revolucionin e Tetorit”, – tha Lleshaj.

Duke folur për influencën ruse, ministri Lleshaj u shpreh se ajo është e provuar.

“Ka një praktikë të provuar në rajon, ka evidencë që Rusia është përfshirë në procese destabilizuese në rajon, Malin e Zi, Maqedoni, nuk është pra teori, por fakt”, – tha Lleshaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.