Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.26 ▲1.01%
ARI 4,078 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,359 ▼ -0.51% ETH $1,742 ▼ -0.65% XRP $1.0954 ▲ +0.23% SOL $77.9900 ▼ -0.7%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.26 ▲1.01 % ARI 4,078 ▼0.11 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.26 ▲1.01 % ARI 4,078 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Europa

Pse Evropa nuk është në gjendje të mbrojë industrinë e saj kundër ‘tronditjes së dytë kineze’?

Gazeta franceze Le Monde ka publikuar një artikull ku shpjegohet se, pse Evropa e ka të vështirë të regaojë mbi strategjinë aktuale të Kinës për të mbiprodhuar mallra me teknologjinë e lartë.

Në vitet e fundit, BE-ja ka ndërmarrë masa të paprecedentë për të luftuar konkurrencën e padrejtë nga Kina. Por shtetet anëtare kanë luftuar për të zhvilluar një strategji më gjithëpërfshirëse. Gazeta franceze Le Monde shkruan se, kjo është diçka si një elefant në dhomë.

Ndërsa Kina kërcënon çdo sektor të ekonomisë evropiane, nga bizneset e vogla, të dobësuara nga fluksi masiv i pakove të dërguara nga platforma si Shein ose Temu, deri te industria e automobilave, e sfiduar nga prodhuesi BYD, për të mos përmendur teknologjitë e përparuara dhe ndërsa po kap pjesë të tregut nga eksportuesit evropianë përtej kufijve të tyre, Bashkimi Evropian po e kthen kokën nga ana tjetër.

Mes luftës në Ukrainë, përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara nën Donald Trump dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, 27 shtetet anëtare të BE-së e gjejnë veten të konsumuara nga një krizë pas tjetrës.

Ndërkohë, “Kina po zhduket nga sytë”, u ankua Elvire Fabry i Institutit Jacques Delors, një organizatë kërkimore me seli në Paris. “Si çdo kafshë e kapur në dritat e një makine, Evropa duket aq e paralizuar nga kërcënimi amerikan sa rrezikon ta harrojë” kërcënimin kinez, shkroi Aurore Lalucq, një eurodeputete në grupin e Socialistëve dhe Demokratëve dhe bashkëpresidente e partisë së qendrës së majtë të Francës Place Publique, në librin e saj Trump contre l’Europe (“Trump Kundër Evropës”).

“Goditja e dytë kineze”, pas ndikimit në fillim të viteve 2000, rezultoi shkatërruese. Komisioneri i lartë francez për strategjinë dhe planifikimin, Clément Beaune, madje foli për një “rrezik vdekjeprurës për industrinë tonë”.

Në një sfond zhvlerësimi të juanit dhe subvencioneve masive, kompanitë kineze fituan terren kudo. Në vitin 2025, Kina shiti më shumë makina në Evropë sesa Evropa shiti në Kinë dhe regjistroi një suficit tregtar prej 360 miliardë eurosh me BE-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.