☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.11 ▲0.64%
ARI 4,033 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,974 ▼ -1.06% ETH $2,416 ▼ -0.96% XRP $1.3235 ▼ -1.5% SOL $104.6500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.11 ▲0.64 % ARI 4,033 ▼0.67 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.11 ▲0.64 % ARI 4,033 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Teknologji

Pse ranë njëkohësisht ChatGPT, Grok dhe Gemini?

Përdoruesit e disa prej shërbimeve më të mëdha të inteligjencës artificiale kanë raportuar sot pasdite probleme në funksionimin e tyre.

Vështirësi janë evidentuar me ChatGPT-në e OpenAI, Gemini-n e Google dhe Grok-un e kompanisë xAI.

Në Downdetector është shënuar një rritje e menjëhershme e raportimeve për probleme me ChatGPT-në, ndërsa gjatë pasdites probleme të ngjashme janë raportuar edhe nga përdoruesit e shërbimeve të tjera të njohura të AI-së.

Megjithatë, problemet nuk kanë nisur domosdoshmërisht në të njëjtën kohë dhe deri tani nuk ka konfirmim se janë të ndërlidhura.

Probleme edhe me Gemini dhe Grok

Përdoruesit e Gemini-t të Google në disa vende kanë raportuar gabime, ngarkim të ngadaltë dhe probleme në marrjen e përgjigjeve. Google deri tani nuk ka bërë të ditur shkakun e vështirësive dhe as nuk ka konfirmuar se bëhet fjalë për një ndërprerje të madhe globale.

Probleme janë raportuar edhe me Grok-un, chatbot-in e kompanisë xAI të Elon Musk. Në faqen zyrtare të statusit të aplikacionit Grok për Android, sot është bërë e ditur se ka probleme me modelet. Edhe Downdetector ka regjistruar më shumë se një mijë raportime nga përdoruesit.

Një pjesë e problemeve me Gemini dhe Grok ka zgjatur për një kohë të shkurtër, ndërsa gjendja ka ndryshuar gjatë pasdites.

Ende nuk dihet nëse problemet janë të lidhura

Deri më tani nuk ka prova se problemet në shërbimet e ndryshme të inteligjencës artificiale janë shkaktuar nga i njëjti defekt.

Gjithashtu, nuk është raportuar ndonjë problem më i gjerë me infrastrukturën e internetit që mund të shpjegonte vështirësitë në disa platforma njëkohësisht.

OpenAI, në faqen e tij zyrtare të statusit, në momentin e raportimit nuk kishte evidentuar ndonjë incident të ri që përputhej me numrin e madh të raportimeve aktuale nga përdoruesit e ChatGPT-së.

Më herët gjatë ditës, kompania kishte raportuar një problem të veçantë dhe afatshkurtër me ChatGPT Work Mode, i cili ndërkohë është zgjidhur. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.