🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.46 ▼0.75%
ARI 4,140 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,582 ▲ +5.17% ETH $2,428 ▲ +7.74% XRP $1.3068 ▲ +4.21% SOL $96.3300 ▲ +5.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha doli sot sërish në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale dhe, për herë të shtatë brenda javës, u tregoi shqiptarëve për takimet e tij në SHBA.

Në të njëjtën dalje, ai akuzoi SPAK-un se i shërben Edi Ramës dhe e paraqiti kryeministrin si të tmerruar nga mundësia e një përballjeje me drejtësinë.

Por momenti më domethënës nuk ishte as sulmi ndaj SPAK-ut, as rrëfimi i radhës për Amerikën. Ishte një pyetje nga “ndjekësja” Greta Beqiri.

Me pak vëmendje, rezulton se zonja Beqiri nuk është thjesht një qytetare që pyet nga rrjetet sociale, por punonjëse e zyrës së shtypit të PD-së, personi që shpërndan njoftimet e partisë në grupet e gazetarëve.

Pyetjet e porositura nuk janë risi në politikën shqiptare. I bëjnë të gjithë: kryeministra, kryetarë partish, ministra e deputetë. Por edhe propaganda kërkon pak kujdes. Edhe teatri kërkon pak regji.

Në rastin e PD-së, duket se as kjo nuk është bërë dot. Floriana Garo dhe ekipi i komunikimit mund të kishin gjetur të paktën një emër anonim, në vend që pyetjen “nga qytetarët” t’ia porosisnin zyrës së shtypit.

Kjo nuk flet për pazotësinë e Berishës në komunikim. Përkundrazi, ai ka qenë për dekada një nga politikanët më të aftë për të dominuar skenën publike.

Por sot duket i rrethuar nga njerëz kaq të paaftë, sa çdo dalje që duhet ta ndihmojë, përfundon duke e bërë qesharak.

Kur pyetjet “spontane” vijnë nga zyra e shtypit, problemi nuk është më vetëm mesazhi. Problemi është regjia./Vna/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.