⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.55 ▲0.59%
ARI 4,041 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,359 ▼ -2.37% ETH $2,045 ▼ -3.92% XRP $1.0491 ▼ -4.8% SOL $82.8800 ▼ -4.32%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.55 ▲0.59 % ARI 4,041 ▲0.27 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.55 ▲0.59 % ARI 4,041 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Qëndroni në shtëpi! Mbroni veten, na mbroni dhe ne”, Rama nxjerr mesazhin e mjekëve të Infektivit: Janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e mjëkve të Infektivit, i kthyer në një spital COVID-19 të cilët bëjnë apel që të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Rama shkruan se mjekët e Infektivit janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë.

? MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!

? KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!

? NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!

“Si shefe e shërbimit dua t’ju informoj se numri i personave në Infektiv ka ardhur duke u shtuar dhe gjendja e përgjithshme e këtyre pacientëve është mesatare dhe një pjesë e tyre janë në gjendje të rënduar, të shtruar në repart terapie intensive. Dal këtu me përgjegjësi të plotë për t’ju siguruar se ndihma e personelit shëndetësor të shërbimit infektiv është shumë e kualifikuar dhe ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetën e tyre. Natyrisht përveç kësaj pjese na duhet edhe ndihma juaj, të izoloheni, të mos takoni persona, mos të frekuentoni ambiente publike, mos dilni në rrugë sepse vetëm kështu mund t’ia dalim kësaj beteje”.

– “Ju lutem distancohuni prej njeri-tjetrit, vetëizolohuni. Është arma më e fortë që kemi, na besoni”.

– “Ne do ta fitojmë patjetër këtë betejë, por jo pa ju. Ju lutem na ndihmoni! Qëndroni në shtëpi”.

– “Unë duhet të qëndroj në detyrë, ju patjetër duhet të qëndroni në shtëpi pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë”.

– “Të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi! Duke qëndruar në shtëpi, mbroni veten, na mbroni edhe neve”.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.