⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,206 ▼ -1.15% ETH $2,241 ▲ +0.33% XRP $1.2508 ▲ +0.49% SOL $96.3400 ▼ -0.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Qeveria në qarqe, Rama: Jo për ekskursion! Elbasan-Tiranë mbyllet brenda vitit

Shtegtimi rajonal i Qeverisë ndaloi këtë muaj në Elbasan, nga ku Kryeministri konfirmoi lajmin e publikuar një ditë më parë nga Top Channel, se rruga Elbasan-Tiranë do të kërkojë të tjera fonde shtesë nga buxheti i shtetit.
Rama pohoi se kjo ndodh për shkak të keqmenaxhimit dhe projekteve që i quajti skandaloze, ndërsa shtoi se brenda vitit rruga do të përfundojë.
“Eshtë e vërtetë që rruga do financime te reja. Ne do të marrim përsipër financimin. Është gropa e një marrëzie të shkuar dhe një babëzie të freskët. Për babëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxheti, shpresoj që për babëzinë e freskët shpresoj të paguajnë përgjegjësit që po gjykohen”, tha Kryeministri.

E njëjta qasje do të ndiqet edhe me aksin Qukës – Qafë-Plloçë, që lidh Elbasanin me Korçën, të cilin Kryeministri e konsideron gjithashtu një tjetër gropë të së shkuarës. Ndërkohë, tha se po përfundon një tjetër aks që e ka nisur me qeverinë e tij.

“Po finalizohet një aks i ri rrugor i nisur në mandatin e parë, ai mes Elbasanit dhe Beratit duke bashkuar Cërrikun, Belshin, Urën Vajgurore dhe Kuçovën, që janë zona ku ka një zhvillim të vazhdueshëm bujqësor”, vijoi Rama.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Qeveria ka nisur një fazë të re përsa i përket sigurimit të medikamenteve të shtrenjta, siç është rasti i herceptinës, mungesa e të cilës pamundësonte seancat e trajtimit me kimioterapi të pacienteve.

“Kemi hapur një kanal komunikimi mes Qeverisë dhe kompanisë mëmë. Kemi marrë sinjal pozitiv për ulje të rëndësishme të çmimit që bën të mundur marrjen e medikamentit”, deklaroi Kryeministri.

Qeveria vendosi gjithashtu të shkrijë 13 drejtoritë bujqësore duke kaluar në 4 agjenci rajonale të seksionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë e mbrojtjes së bimëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.