🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 81.12 ▼1.8%
ARI 4,029 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,515 ▼ -2.41% ETH $1,890 ▼ -3.45% XRP $1.0535 ▼ -4.7% SOL $73.3500 ▼ -4.7%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.12 ▼1.8 % ARI 4,029 ▼1.17 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.12 ▼1.8 % ARI 4,029 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Bota

QIPRO – Guterres kërkon zgjidhje për ribashkimin e ishullit të ndarë prej 50 vitesh

ATHINË, 28 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ndodhet sot në Qipro, në një përpjekje të fundit të mandatit të tij, për të gjetur një rrugë drejt ribashkimit të ishullit të ndarë prej 50 vitesh.

Pas mbërritjes, Guterres rikonfirmoi mbështetjen e OKB-së për komunitetet qipriote, në kërkim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjen e Qipros.

“OKB-ja nuk mund të imponojë paqen. Vetëm qipriotët, përmes udhëheqësve të tyre, mund ta ndërtojnë atë”, shkroi ai në platformën X.

Mandati i Guterres përfundon më 31 dhjetor. Gjatë vizitës së tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të takohet me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides.

Më pas, ai do të zhvillojë një takim me liderin e qipriotëve turq dhe presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Tufan Erhürman.

Në mbrëmje është planifikuar edhe një darkë e përbashkët mes palëve.

Mediet qipriote e kanë quajtur këtë periudhë “momentin e së vërtetës”, pasi Guterres pritet të paraqesë nesër rezultatet e përpjekjeve të tij, në një konferencë për shtyp.

Sipas vëzhguesve politikë, pritshmëritë për progres konkret janë shumë të ulëta.

Rifillimi i një konference për Qipron, ku do të merrnin pjesë fuqitë garantuese të ishullit – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe – do të konsiderohej një sukses i madh.

Konferenca e fundit e këtij lloji, e zhvilluar në Zvicër në vitin 2017, përfundoi pa një marrëveshje.

Qiproja është e ndarë që prej vitit 1974, pas një grushti shteti nga nacionalistët greko-qipriotë dhe ndërhyrjes ushtarake të Turqisë.

Në vitin 1983 u shpall Republika Turke e Qipros Veriore, një entitet i njohur ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia.

Në vitin 2004, Bashkimi Evropian pranoi të gjithë ishullin e Qipros si anëtar, por ligji i BE-së zbatohet vetëm në pjesën jugore, e cila kontrollohet nga Republika e Qipros, e njohur ndërkombëtarisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.