☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.83 ▼1.17%
ARI 4,124 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,686 ▼ -0.38% ETH $2,120 ▼ -1.01% XRP $1.0933 ▼ -1.24% SOL $85.8700 ▼ -1.96%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.83 ▼1.17 % ARI 4,124 ▲0.24 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.83 ▼1.17 % ARI 4,124 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Opinion

Rama dhe SPAK hapin konkurse punësimi: qeveria për “propagandistë”, prokuroria për hetues të “propagandistëve”

Rama dhe SPAK hapin konkurse punësimi: qeveria për

Temperaturat e nxehta të gushtit duket se do të vazhdojnë edhe kur pushimet të kenë mbaruar, sezoni i ri politik të ketë nisur dhe e gjithë administrata publike të jetë kthyer në punë.

Dy pushtete të veçanta, qeveria dhe prokuroria e posaçme, kanë lëshuar rastësisht dy njoftime të ngjashme, por për qëllime të kundërta.

Brenda 24 orëve, qeveria dhe SPAK-u, njëra pas tjetrës, kanë lajmëruar hapjen e konkurseve për rekrutimin e punonjësve të rinj.

Qeveria ka nevojë për punonjës për imazhin dhe kurimin e informacionit. SPAK-u ka nevojë për hetues për shkak të ngarkesës së hetimeve.

Për t’i bërë jehonë nevojës për influencues dhe propagandues, është investuar vetë Kryeministri Rama, i cili në faqen e tij në Facebook të enjten një thirrje për punësimin e të rinjve në Agjencinë për Media dhe Informim.

Kryeministri u kujdes të nënvizonte se kjo hapje e dyerve për të rinj e të reja që duan të shërbejnë në sektorin publik bëhej “në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt”.

Propagandën Kryeministri e shet si kontribut për të mirën publike, ndaj ai ka ftuar “profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik”.

Ai u ka dhënë dy mundësi profesionistëve që kërkon: “puno me ne”, si i punësuar në strukturat e komunikimit të institucioneve qeveritare; ose “bashkëpuno me ne”, duke sjellë “ide, projekte apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët”.

Pak orë nga njoftimi i Kryeministrit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe ajo përmes një publik në Facebook, lajmëroi thirrjen për punësimin e 40 hetuesve për nevojat e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

SPAK-u kërkon kandidatë të shkolluar në drejtësi, financë, siguri dhe fusha të tjera që lidhen me misionin e BKH-së, si dhe me më shumë se një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së.

Ndryshe nga qeveria, SPAK-u ka theksuar se kriteret e integritetit, figurës dhe pasurisë janë shumë të rëndësishme për t’u punësuar.

Dy thirrjet e njëkohshme kanë qëllime të ndryshme.

Ai i prokurorisë lidhet me nevojën për të përballuar ngarkesën e madhe të hetimeve me të cilën përballen prokurorët e posaçëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit, të cilat kohët e fundit po shfaqen të ndërlidhura në rrjete të sofistikuara interesash ekonomike dhe politike.

Qëllimi i qeverisë, siç ka theksuar Kryeministri në shpjegimet për nismën e tij BESA, tashmë është të shpjegojë, informojë dhe komunikojë me njerëzit për t’u shpjeguar reformat dhe arritjet e qeverisë. Pjesë e këtij shpjegimi është edhe justifikimi se korrupsioni që heton SPAK-u është i shkëputur, i kryer nga individë të caktuar dhe jo dukuri e qenësishme e qeverisë.

Duke i parë këto dy njoftime për të marrë në punë ekspertë, nuk mund të mos ndjesh ironinë e tyre: SPAK-u po kërkon të marrë në punë ekspertë për të futur në burg ekspertët që po merr në punë Kryeministri.

Shpërndaje te miqtë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.