☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,711 ▼0.26%
DOW 53,535 ▼0.06%
NASDAQ 26,414 ▼0.48%
NAFTA 83.29 ▼0.29%
ARI 4,514 ▼3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,744 ▼ -3.01% ETH $2,438 ▼ -2.56% XRP $1.3821 ▼ -4.41% SOL $103.9500 ▼ -3.5%
S&P 500 7,711 ▼0.26 % DOW 53,535 ▼0.06 % NASDAQ 26,414 ▼0.48 % NAFTA 83.29 ▼0.29 % ARI 4,514 ▼3.23 % S&P 500 7,711 ▼0.26 % DOW 53,535 ▼0.06 % NASDAQ 26,414 ▼0.48 % NAFTA 83.29 ▼0.29 % ARI 4,514 ▼3.23 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama dy orë mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS, në fokus “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte, 28 gusht, në Sauk, ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi zgjati rreth dy orë dhe erdhi pas dy ditësh mbledhjesh intensive në Pogradec, ku kreu i qeverisë ka kërkuar një fokus më të madh te problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Në takimin e sotëm, kryesocialisti ka dhënë udhëzime për drejtuesit politikë, të cilët pritet të nisin takimet në zonat e tyre elektorale. Qëllimi është prezantimi dhe shpjegimi para strukturave socialiste i dokumenteve strategjike të mazhorancës, mes tyre “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte zbatimi i platformës “Pasqyrë Albania”, e prezantuar gjatë takimeve në Pogradec. Platforma synon të grumbullojë dhe ndjekë ankesat e qytetarëve, me objektiv që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh. Sipas konceptit të prezantuar, qytetari do të ketë mundësi të ndjekë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij dhe në çfarë faze është trajtimi i saj.

Në Pogradec, ministrave iu kërkua gjithashtu monitorim mujor i drejtorive dhe më shumë përgjegjësi në terren, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe reagimin më të shpejtë ndaj problematikave të qytetarëve.

Gjithashtu socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet në javën e parë të shtatorit.

Mbledhja e sotme shërben si një tjetër hap për koordinimin e strukturave të PS-së dhe përcaktimin e detyrave për drejtuesit politikë dhe ministrat në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.