🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,855 ▼ -0.22% ETH $2,364 ▼ -0.84% XRP $1.3101 ▲ +1.32% SOL $102.4500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me idenë e saj për një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi publikisht gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, shkruan Spiropali në nisje të mesazhit të saj.

Ajo thekson se Shqipëria që synohet të ndërtohet duhet të jetë “më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më evropiane”.

Sipas Spiropalit, për të arritur këtë objektiv, Partia Socialiste duhet të reformojë edhe veten.

Në fund të mesazhit, Spiropali bën thirrje që “Marrëveshja e Re” të jetë “e madhe, e thellë dhe e vërtetë”, duke shtuar se “po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Reagimi i saj vjen pasi një ditë më parë Rama iu referua publikisht kësaj ideje gjatë mbledhjes së socialistëve.

“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehte, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, u shpreh kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.