☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.56 ▲3.76%
ARI 4,513 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,858 ▲ +11.01% ETH $2,282 ▲ +18.41% XRP $1.1929 ▲ +18.36% SOL $86.8600 ▲ +11.73%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.56 ▲3.76 % ARI 4,513 ▼0.71 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.56 ▲3.76 % ARI 4,513 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama i përgjigjet akuzave për fyerje: Shprehja në Financial Times ishte ndaj atyre që më baltosin, jo ndaj popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga një protestues, i cili e akuzonte se kishte fyer shqiptarët me shprehjen “fuck you” në një intervistë për Financial Times.

Rama sqaroi se deklarata e tij nuk ka qenë e drejtuar ndaj qytetarëve shqiptarë, por ndaj atyre që, sipas tij, e kanë baltosur prej vitesh.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi gjuhën e përdorur nga protestuesi si një shfaqje të “vulgaritetit të mosozotshëm”, duke bërë dallimin mes qytetarëve që protestojnë sinqerisht dhe profileve false që, sipas tij, përhapin manipulime.

“Shprehja në Financial Times ishte përgjigje ndaj atyre që më akuzojnë pa pushim, jo ndaj popullit shqiptar. Kam një kontratë me popullin sovran deri në vitin 2029,” deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se pas kësaj fushate komentesh fshihet një “algoritëm i vënë në funksion të së keqes” dhe një “megamanipulim digjital”, duke shtuar se së shpejti do të ekspozohen me prova edhe grupet e huaja që qëndrojnë pas këtij sulmi virtual.

Duke iu referuar akuzave të protestuesit për gjendjen e sistemit shëndetësor dhe ndarjen nga jeta të babait të tij, Rama tha “I ndjeri nuk është trajtuar asnjëherë në një spital publik në Shqipëri. Fillimisht është kuruar në një spital privat dhe më pas jashtë vendit. Më erdhi sinqerisht keq që tragjedia familjare po përdoret sot si argument politik.”

Kryeministri pranoi se shëndetësia shqiptare ka ende sfida, por theksoi se transformimi i dekadës së fundit ka qenë “epokal”.

“Transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është më i madh se i të gjitha viteve të mëparshme të marra së bashku. Këtë nuk e them unë, por faktet,” u shpreh ai.

Rama hodhi poshtë pretendimet se kishte publikuar materiale private të protestuesve, duke sqaruar se “Jo, nuk kam publikuar video apo foto private. Janë materiale publike të individëve që, sipas meje, përhapin manipulime dhe dezinformim në opinionin publik.”

Po ashtu, ai mohoi akuzat për përdorimin e fondeve publike për udhëtime personale.

“Familja ime nuk ka përdorur kurrë helikopterë, avionë apo fondet e shtetit për arsye private. Çdo udhëtim privat është paguar nga buxheti familjar.”

Në përfundim, Rama theksoi se nuk i ngatërron qytetarët që protestojnë për hallet e tyre me individët që, sipas tij, përdorin protesta për manipulim politik.

“Do të vazhdoj të dëgjoj dhe të adresoj problemet reale që i çojnë qytetarët drejt protestës. Ata që më shajnë si të dalë duarsh e mendsh, nuk janë populli dhe nuk flasin dot në emër të popullit, sepse ai flet vetë kur i vjen radha. Do flasë përsëri kur t’i vijë dita.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.