🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 94.57 ▼0.25%
ARI 4,736 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,227 ▼ -0.73% ETH $2,290 ▼ -1.56% XRP $1.3901 ▼ -1.38% SOL $88.7200 ▼ -0.46%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.57 ▼0.25 % ARI 4,736 ▲0.54 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.57 ▼0.25 % ARI 4,736 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Politika

Rama: Marrëveshja me Greqinë do zgjidhet me sukses para negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do të përmbyllet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye që BE të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.

Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Komisionit Evropain, Jean- Claude Juncker, Rama tha gjithashtu se beson se Presidenti Ilir Meta do të bëjë detyrën e tij dhe brenda prillit kur do të jepet dhe rekomandimi për negociatat, do të kemi të përmbyllur këtë proces.

Edhe Juncker u shpreh se Shqipëria duhet t’i zgjidhë konfliktet territoriale para anëtarësimit.

Gazetari: Presidentit Juncker, duke qenë se një nga pikat e strategjisë së zgjerimit që ju prezantuat në shkurt në Parlamentin Europian ishte shuarja e problemeve mes fqinjëve në Ballkanin perëndimor, si i shihni dhe si i vlerësoni negociatat e Shqipërisë me Greqinë për një sërë çështjesh të mbartura për shumë vite dhe veçanërisht për marrëveshjen e Detit, a po i monitoroni këto negociata? Për të njëjtin subjekt dhe kryeministri Rama, nisur nga ngërçi i brendshëm Shqipërisë për të vazhduar më tepër këto negociata nëse presidenti nuk dha plotfuqishmërinë e tij për të ecur më tej, a mendoni se në prill kur Komisioni do japë rekomandimin për negociatat do zgjidhet kjo çështje?

Rama: Së pari dua t’ju bëj një korrigjim të detyruar. Të jeni të bindur që nuk kam dëshirë t’ju korrigjoj por kur jam i detyruar më duhet ta bëj. Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta dhe autoriteti i tij, disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen e autorizimit. Sqarimet e nënshkruara janë dhënë, janë në tryezën e presidentit, unë ju ftoj të gjithëve që ta shohim këtë proces me gjithë seriozitetin që meriton dhe le të gjejmë në shumë nga çështjet e tjera arsyen për të bërë lajm, por jo në këtë proces.

Kam besim dhe nuk kam arsye pse të mos kem që presidenti do bëjë detyrën dhe ne do të kemi gjithë kohën e nevojshme për të përmbushur këtë objektiv strategjik të zgjidhjes të të gjitha problemeve të mbartura me fqinjin tonë jugor, janë probleme që shtrihen në 70 vjet të nënshkrimit të një marrëveshje të re, që për ne duhet të jetë e bazuar fund e krye tek vendimi i gjykatës sonë kushtetuese. Kështu që nëse më pyesni sot a do të zgjidhet me sukses gjithë ky proces, unë mund t’ju them: Po do të zgjidhet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye e fortë për miqtë tanë të BE që të vlerësojnë Shqipërinë si një shtet serioz dhe qeverinë e Shqipërisë si një qeveri që ka të gjithë maturinë europiane për të trajtuar dhe çështje kaq delikate, të mbartura prej 70 vjetësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.