⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.44% ETH $2,263 ▲ +0.36% XRP $1.2476 ▼ -0.31% SOL $93.9700 ▼ -1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS, fokusi te problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte, 28 gusht, një mbledhje me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Takimi po zhvillohet prej orës 17:30 dhe vjen pas dy ditësh mbledhjesh intensive në Pogradec, ku kreu i qeverisë ka kërkuar një fokus më të madh te problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Në takimin e sotëm, kryesocialisti pritet të japë udhëzime për drejtuesit politikë, të cilët pritet të nisin takimet në zonat e tyre elektorale. Qëllimi është prezantimi dhe shpjegimi para strukturave socialiste i dokumenteve strategjike të mazhorancës, mes tyre “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Një tjetër pikë e rëndësishme është zbatimi i platformës “Pasqyrë Albania”, e prezantuar gjatë takimeve në Pogradec. Platforma synon të grumbullojë dhe ndjekë ankesat e qytetarëve, me objektiv që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh.

Sipas konceptit të prezantuar, qytetari do të ketë mundësi të ndjekë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij dhe në çfarë faze është trajtimi i saj.

“Pasqyrë Albania” do të funksionojë përmes dy mekanizmave. “Flamingo Albania” do të shërbejë për mbledhjen e ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa “Radar” do të gjurmojë rrugën që ndjek kërkesa në ministri, bashki dhe institucione të tjera.

Në Pogradec, ministrave iu kërkua gjithashtu monitorim mujor i drejtorive dhe më shumë përgjegjësi në terren, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe reagimin më të shpejtë ndaj problematikave të qytetarëve.

Gjithashtu socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet në javën e parë të shtatorit.

Mbledhja e sotme pritet të shërbejë si një tjetër hap për koordinimin e strukturave të PS-së dhe përcaktimin e detyrave për drejtuesit politikë dhe ministrat në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.