☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,521 ▼ -2.85% ETH $2,435 ▼ -2.55% XRP $1.3815 ▼ -2.8% SOL $103.7200 ▼ -2.88%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh sot të deleguarit e PS dhe deputetët e Tiranës, në fokus Bashkia, “Besa”, “Prania Besnike” dhe puna në

Socialistët do të mbajnë sot një tjetër mbledhje të thirrur nga kreu i mazhorancës.

Kryeministri Edi Rama mbledh sot të në 11:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut si kryetari i PS-së.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë dhe ministrat, ku në fokus ishte zbatimi në terren i dokumentit “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Sot radha është e Tiranës dhe Rama do të diskutojë me të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut për organizimin e punës në kryeqytet, ndërsa në horizont janë edhe zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Takimi për Tiranën vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj, nga qelia tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin me argumentin se nuk ka zbatuar urdhrat e tij.

Në mbledhjen e djeshme, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe të jenë në krye të këtij procesi dhe të dalin më shumë në zonat e tyre elektorale. Bashkë me strukturat e PS-së, deputetët dhe kryetarët e bashkive, ata do të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët për të evidentuar shqetësimet, si ato individuale, ashtu edhe problematikat e komunitetit, që lidhen me rrugët, mbetjet apo investimet.

Shqetësimet e mbledhura në terren do t’u përcillen ministrive përgjegjëse, ndërsa ndjekja institucionale e tyre deri në zgjidhje do t’i ngarkohet një zëvendësministri.

Kjo është edhe mënyra se si socialistët synojnë të zbatojnë dokumentin “Besa”, i cili vendos në qendër dëgjimin e qytetarëve, ndërsa “Prania Besnike” parashikon një prani më të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve politikë në territor.

Në mbledhjen e djeshme u diskutua edhe për ndryshimet ligjore që kërkon platforma e re “Pasqyrë Albania”, e prezantuar nga Rama në Pogradec. Synimi është që në këtë platformë të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve të cilat duhet të marrin përgjigje brenda dy javësh.

Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.