🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.54 ▼0.22%
ARI 4,193 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,774 ▲ +2.41% ETH $1,719 ▲ +6.08% XRP $1.1010 ▲ +3.85% SOL $81.1900 ▲ +3.86%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.54 ▼0.22 % ARI 4,193 ▲1.63 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.54 ▼0.22 % ARI 4,193 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kosova

Rama me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Po e çoni Kosovën drejt izolimit, humbjes së fondeve dhe mbylljes së fabrikave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për izolim ndërkombëtar, humbje të fondeve të Bashkimit Evropian dhe dëmtim të ekonomisë së vendit.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama tha se politikat që, sipas tij, janë prezantuar si “patriotike”, po prodhojnë pasoja të rënda për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës.

“IZOLIM. SANKSIONE. HUMBJE FONDESH. MBYLLJE FABRIKASH. Ky është bilanci i një politike që u shit si ‘patriotike’, por që sot po e paguajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ai ka pretenduar se Bashkimi Evropian po i ridrejton fondet drejt vendeve të tjera të rajonit, ndërsa Kosova po mbetet jashtë për shkak të masave ndëshkuese.

“Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova mbetet jashtë. Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë”, ka deklaruar ai.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në sektorin ekonomik, Rama ka përmendur edhe rastin e fabrikës së qumështit Vita, duke thënë se pasojat e situatës aktuale po i ndjejnë punëtorët, fermerët dhe bizneset.

“E kur flasim për pasojat, sot e pagoi fabrika e qumështit Vita. E pësuan punëtorët. E pësuan fermerët. E pësuan pronarët. Nesër kush?”, ka pyetur ai.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Kosova po humb mundësi të rëndësishme zhvillimore dhe po largohet nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

“Sot po shohim biznese që mbyllen. Po mbesim pa fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa amerikanëve, për projektin e gazit, iu përgjigjëm me arrogancë: ‘Ne kemi ide më të mirë'”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, vendi po përballet me humbje investimesh dhe vendesh të punës, ndërsa ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë të politikave zhvillimore.

“Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi dhe t’i lejojë të jetojnë me punën e tyre”, ka deklaruar Rama.

Në fund, ai e ka cilësuar situatën aktuale si “fatkeqësi” për Kosovën, duke akuzuar qeverinë se po e çon vendin drejt izolimit dhe krizës ekonomike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.