☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.19 ▼2.01%
ARI 4,026 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,231 ▼ -0.43% ETH $2,324 ▼ -1.15% XRP $1.2902 ▼ -0.93% SOL $101.4200 ▼ -0.47%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.19 ▼2.01 % ARI 4,026 ▲0.45 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.19 ▼2.01 % ARI 4,026 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pretendimeve për dëmtimin e mureve antike në zonën e Ujërave Termale të Bënjës, në Përmet duke theksuar se në këtë destinacion nuk janë hequr mure antike, por është rehabilituar një strukturë e ndërtuar vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi fotografi të realizuara një dekadë më parë, duke shpjeguar se gjatë sistemimit të parë të zonës së Ujërave Termale të Bënjës ishte rindërtuar muri mbajtës prej betoni, i cili më pas ishte veshur me gurë.

Sipas tij, muri i mëparshëm ishte në gjendje të amortizuar dhe ndërhyrja e asaj kohe synoi stabilizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zonës. Rama bën të ditur se, rehabilitimi i Bënjës u krye nga të njëjtët mjeshtër që punuan edhe një dekadë më parë.

“Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq dhe u vesh me gurë. Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re”, shkroi Rama.

Në reagimin e tij, Rama kritikoi gjithashtu akuzat e ngritura ndaj projektit, duke i cilësuar ato si përpjekje për të dezinformuar opinionin publik dhe për të dëmtuar një investim që, sipas tij, ka rritur cilësinë e një prej atraksioneve më të vizituara turistike në jug të vendit.

“Këmbëngula disa herë tek ky rast konkret që tregon se korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi ujin e pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa, dështakë që vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.