☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,933 ▲0.67%
DOW 48,483 ▲0.55%
NASDAQ 23,429 ▲1.06%
NAFTA 93.72 ▼5.41%
ARI 4,817 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,552 ▲ +5.46% ETH $2,382 ▲ +7.87% XRP $1.3883 ▲ +3.78% SOL $86.8700 ▲ +4.42%
S&P 500 6,933 ▲0.67 % DOW 48,483 ▲0.55 % NASDAQ 23,429 ▲1.06 % NAFTA 93.72 ▼5.41 % ARI 4,817 ▲1.04 % S&P 500 6,933 ▲0.67 % DOW 48,483 ▲0.55 % NASDAQ 23,429 ▲1.06 % NAFTA 93.72 ▼5.41 % ARI 4,817 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Ndihma ekonomike jo për ata që nuk e meritojnë por për ata që kanë nevojë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të ketë ndihmë ekonomike për personat që janë të aftë për punë, teksa paralajmëroi se ata që janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike do të riintegrohen.

Mesazhi i kreut të qeverisë erdhi gjatë një vizite në familjen e Samiut në zonën e Urës Vajgurore, e cila më parë përfitonte 25 mijë lekë të vjetra nga skema e ndihmës ekonomike, por pas rivlerësimit të bërë me skemën e re, familja në fjalë merr skemë ekonomike të plotë.

Kryeministri Edi Rama tha se falë skemës së re janë larguar nga përfitimi i ndihmës ekonomike familje që kishin në posedim vila disa katëshe apo makina luksoze. “ Ja kjo familje (duke treguar foton), me vilë, me pretendimin se shtëpia është e vëllai ka përfituar ndihmë ekonomike. Shtëpia ka edhe panele diellore dhe ky zotëria përfitonte prej tre vitesh ndihmë ekonomike. Ne kemi vlerësuar dhe monitoruar çdo detaj, duke futur disa institucione në këtë proces, si Zyrën e Regjistrimi të Pasurive, zyrën e punësimit…etj”, vijoi Rama.

“Djali i Josifit nga ura vajgurore ka 88 mijë lekë rrogë dhe njëkohësisht merrte dhe ndihmë ekonomike. Këto janë gjëra të paimagjinueshme…”, shtoi kryeministri. “Nga Berati janë përjashtuar 700 familje, ku pjesa më e madhe janë abuziv. Ka një pjesë minimale, që po verifikohet, pasi ka dhe marzhin e saj të gabimit sistemi kompjuterik i pikëzimit, por këto familje që mund ta kenë pësuar për shkak të sistemit do ri-integrohen. Ju keni pas marrë 28 mijë lekë të vjetra, ka dhe nga ata që merrnin 6 mijë lekë të vjetra. Tani ndihma është e plotë, s’ka më ndihmë të pjesshme”, bëri të ditur Kryeministri.
“Këtu nuk e diskutojë që këto janë pak, por është një frymëmarrje që ju jep mundësi për të kërkuar punë. Pra ne po nxisim punësimin… Nuk do ketë ndihmë ekonomike për ata persona që kanë mundësi të punojnë. Po, ne do i motivojmë këta persona të futen në punë. Ka fabrika këtu afër kërkojnë punonjës. Zyra e Punës do jetë ndërmjetësuese”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.

Olgerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e pranishme në këtë vizitë të kryeministrit në Urën Vajgurore u shpreh se falë heqjes së barrierave burokratike, në këtë zonë ka sjellë rritjen e numrit të familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike. “Familja e Samiut përfitonte 25 mijë lekë me skemën e vjetër, sot përfiton 90 mijë lekë” tha Manastirliu. “Kunata Samiut për shkak të probleme me dokumentet e pronësisë nuk merrte ndihmë ekonomike, tashmë merr dhe ajo ndihmë ekonomike. Ne hoqëm barrën e dokumenteve. Prandaj nga 96 familje, që ishin me skemën e vjetër, tani kemi 176 familje me skemën e re… Kjo do të thotë se kemi lehtësuar procedurat për të aplikuar, duke mos i përjashtuar direkt. Pra në Urën Vajgurore kemi dyfishim të numrit të familjeve me ndihmë ekonomike”, tha Manastirliu.

Sipas saj, janë duke u verifikuar ç’do familje, si tek ata që kanë fituar, edhe tek ato që nuk e kanë përfituar ndihmën ekonomike për të shmangur gabimet në sistem.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.