☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Opozita ngriti mure. Demokratët u tradhtuan. Basha nuk përballon dot një humbje tjetër

“Nuk është mirë që ata u larguan, por Shqipërinë nuk do e kthejnë dot prapa”, ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra.

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar edhe një herë tjetër lënien e mandateve nga deputetët e opozitës, e ka quajtur këtë veprim si ngritjen e disa mureve që nuk do ta pengojnë përcjelljen e mesazheve.

“Të kujdesemi për miqtë demokratë që u tradhtuan nga përfaqësuesit e tyre. Ata nuk janë popull, por tradhtuan popullin që i zgjodhi për t’i përfaqësuar”, theksoi kreu i qeverisë.

Nga Gjirokastra, në takimin “Bashkia Që Duam”, Edi Rama sfidoi përsëri opozitën kur tha: “Ata e dinë shumë mirë që nuk kanë asnjë shans me ne për të na mundur. Lulzimi nuk e përballon dot dhe një humbje tjetër. Janë në panik pasi nuk kanë asnjë mundësi të pengojnë drejtësinë. Shqiptarët e dinë që drejtësia e re ka disa punë me ta”.

Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot në erë, theksoi Rama.

“Politika e përçarjes për të goditur interesat e vendit nuk është gjë e mirë. Shumë të tjerë ia dhanë votën opozitës dhe sot janë jetimë. Këta duan të përdorin si mish për top ata që i tradhtuan”, u shpreh kryeministri.

E ndërsa opozita këmbëngul për zgjedhje të parakohshme, duket se Edi Rama është i vendosur ta çojë mandatin e dytë deri në fund: “T’i thërrasin mendjes dhe kur të vijnë zgjedhjet e tjera të riparaqiten”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.