☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.75 ▼1.99%
ARI 4,086 ▼1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,640 ▲ +0.34% ETH $1,665 ▲ +0.84% XRP $1.0978 ▼ -0.43% SOL $69.2500 ▲ +0.61%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.75 ▼1.99 % ARI 4,086 ▼1.52 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.75 ▼1.99 % ARI 4,086 ▼1.52 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama paralajmëron nisma të reja për modernizimin urban: Pastrojmë qytetet nga kabllot ajrore, në korrik lançojmë programin “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dy nisma të rëndësishme që synojnë përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe modernizimin e shërbimeve publike në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë u ndal te projekti për sistemimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe programi i ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili pritet të lançohet zyrtarisht në fillim të muajit korrik. Rama deklaroi se nisma për modernizimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike synon eliminimin e rrjeteve të çrregullta të kabllove që, sipas tij, dëmtojnë ndjeshëm pamjen e qyteteve shqiptare.

“Kjo që bëhet sot publike si një nismë e re dhe e koordinuar nga Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AKEP-i, është një nismë që vjen në kohën e duhur dhe kërkon një organizim dhe një disiplinë të fortë për t’u kryer me sukses”, u shpreh Rama.

Sipas tij, tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë teknike dhe institucionale për të pastruar qytetet nga rrjetet e vjetra të kabllove ajrore, të cilat prej vitesh janë kthyer në një problem estetik dhe urbanistik.

“Është tanimë plotësisht e mundur që të pastrojmë qytetet nga gjithë ato fije plastike merimangash të një kohe e cila ka pasur pasojat e veta në vazhdën e një zhvillimi që po ashtu ishte i domosdoshëm. Pjesa dërrmuese e kabllove janë pa funksion, qëndrojnë aty tërësisht si një shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, tha kryeministri.

Ai theksoi se projekti synon kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore për rrjetet e komunikimeve elektronike, duke i dhënë bashkive një rol kyç në organizimin dhe zbatimin e procesit në terren.

“Rilindja Urbane 2.0”, programi i ri kombëtar për investimet në bashki

Në fjalën e tij, Rama paralajmëroi gjithashtu nisjen e një programi të ri kombëtar, të cilin e cilësoi si një ndër projektet më të mëdha të viteve të ardhshme për zhvillimin urban dhe infrastrukturor të vendit.

“Një tjetër nismë e një përmase shumë të madhe, të cilën do ta lançojmë publikisht në një konferencë të pushtetit vendor në 10-ditëshin e parë të korrikut. Bëhet fjalë për programin e ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, i cili po përgatitet nga institucionet dhe në dialog me bashkitë nën udhëheqjen e ministrit Demo”, deklaroi ai.

Sipas kryeministrit, një nga objektivat kryesorë të programit do të jetë përfundimi i investimeve të mbetura në rrjetet e ujësjellës-kanalizimeve, veçanërisht në zonat që ende nuk kanë përfituar nga ndërhyrjet e deritanishme.

“Programi synon të adresojë të gjitha pjesët e mbetura të painvestuara. Janë disa zona që ende nuk kanë marrë investimet e nevojshme në sistemet e ujësjellës-kanalizimeve. Do të bëjmë një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për t’u dhënë përgjigje edhe atyre nevojave që kanë mbetur të paadresuara për shkak të segmenteve të munguar të rrjetit”, tha Rama.

Transporti publik i gjelbër

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e programit do të jetë transformimi i transportit urban dhe interurban, me fokus të veçantë në përdorimin e mjeteve elektrike.

Kreu i qeverisë vlerësoi se një nga dobësitë kryesore të sistemit aktual është transporti gjatë sezonit turistik, kur kërkesa për lëvizje rritet ndjeshëm.

“Duhet ta çojmë në një nivel tjetër transportin urban dhe interurban duke nisur nga segmenti më i nevojshëm. Hallka jonë më e dobët është transporti gjatë sezonit të pikut, kur bëhet e vështirë për turistët të lëvizin me mjetet që vihen në dispozicion nga sistemi publik”, u shpreh ai.

Rama bëri të ditur se synimi i qeverisë është që transporti publik të mbështetet gradualisht në mjete me ndotje zero.

“Qëllimi është të hyjmë në një fazë ku gjenerata e re e mjeteve të transportit publik të jetë tërësisht e gjelbër, me autobusë elektrikë që kanë zero ndotje”, deklaroi kryeministri.

Park logjistik për bashkitë

Kryeministri njoftoi gjithashtu krijimin e një sistemi të ri administrimi dhe mirëmbajtjeje për flotën e mjeteve që do të përdoren nga bashkitë.

Sipas tij, qeveria do të financojë sigurimin e mjeteve, ndërsa njësitë vendore do të kujdesen për administrimin e tyre përmes një modeli që tashmë është testuar në nivel lokal.

“Do të jetë qeveria, së bashku me bashkitë, që do të sigurojë mjetet, ndërsa bashkitë do të bëjnë administrimin e tyre nëpërmjet një sistemi që e kemi pilotuar me sukses në Bashkinë Dibër, parkun logjistik”, tha Rama.

Ai shtoi se ky model do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do t’u shërbejë bashkive për realizimin e punëve të përditshme të mirëmbajtjes së infrastrukturës.

“Do ta shtrijmë në gjithë territorin. Do të kemi një park logjistik që do t’u shërbejë bashkive për të gjitha punimet e domosdoshme të mirëmbajtjes, pastrimit, hapjes së kanaleve kulluese dhe ujitëse, si dhe për shërbime të tjera në funksion të komuniteteve”, përfundoi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.