🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.50 ▲2.5%
ARI 4,575 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,778 ▲ +5.98% ETH $2,320 ▲ +9.19% XRP $1.2448 ▲ +14.72% SOL $87.5500 ▲ +5.93%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.50 ▲2.5 % ARI 4,575 ▲0.64 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.50 ▲2.5 % ARI 4,575 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

Qeveria e Shqipërisë nuk do të tërhiqet nga mbështetja për dy projekte turistike luksoze në Zvërnec dhe Sazan, pavarësisht protestave që kanë vijuar për javë të tëra, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në një prononcim për Bloomberg.

Në deklaratat me shkrim për Bloomberg, Rama theksoi se duhet bërë dallimi midis “protestave të vërteta” dhe “teatrit politik “, siç i përshkroi ai tubimet kundër projekteve.

Sipas tij, mandati i marrë në zgjedhjet e fundit i jep qeverisë të drejtën të vazhdojë me vizionin për transformimin e Shqipërisë në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke shtuar se ky proces nuk mund të ndikohet nga “zërat më të zhurmshëm në internet”.

Projektet, të mbështetura nga kompania Affinity Partners e Jared Kushner, kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe protesta të përditshme, ku kërkohet anulimi i tyre dhe dorëheqja e kryeministrit.

Rama ka deklaruar gjithashtu se as “një pakicë e zhurmshme”, as opozita dhe as “valët e zemërimit të amplifikuara në mënyrë dixhitale” nuk do të pengojnë realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”.
Sipas raportimit, protestat kanë nisur në fund të majit, pas fillimit të punimeve paraprake në zonën e gadishullit Zvernec, ndërsa Ivanka Trump kishte folur më herët për planet e zhvillimit të zonës së ishullit të Sazanit.

Rama ka përsëritur më herët pretendime se protestat mund të jenë të nxitura në mënyrë artificiale në rrjete digjitale dhe ka lënë të kuptohet se në situatë mund të jenë të përfshira edhe faktorë të huaj, pa dhënë prova konkrete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.