☁️
Tiranë 25°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,664 ▲0.96%
DOW 52,588 ▲1.01%
NASDAQ 26,370 ▲1.1%
NAFTA 100.54 ▼1.89%
ARI 4,387 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,062 ▼ -0.21% ETH $2,537 ▲ +2.81% XRP $1.3520 ▼ -0.27% SOL $101.0600 ▲ +1.22%
S&P 500 7,664 ▲0.96 % DOW 52,588 ▲1.01 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.54 ▼1.89 % ARI 4,387 ▼0.46 % S&P 500 7,664 ▲0.96 % DOW 52,588 ▲1.01 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.54 ▼1.89 % ARI 4,387 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Rama për deklaratën e dorëheqjes: Mbase vjen momenti për ta shpjeguar

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen.

Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të podcastit të tij “Flasim”, Rama tha se reagimet dhe pakënaqësitë e qytetarëve e kanë shtyrë të analizojë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare dhe rritjen e pritshmërive ndaj qeverisjes.

“Dorëheqja, mbase vjen momenti për ta shpjeguar”, tha Rama, duke sjellë si shembull rastin e një kryetari bashkie që, pavarësisht investimeve të realizuara për një komunitet, ishte përballur me pakënaqësinë e banorëve.

Sipas Ramës, kjo nuk duhet parë domosdoshmërisht si mosmirënjohje, por si pasojë e ndryshimit të pritshmërive të qytetarëve.

“Sa më shumë vendi ecën, aq më shumë qytetari është i prirur të thotë ‘po kjo tjetra?’. Deri dje ishte një kohë në Shqipëri kur votat fitoheshin me çakull. Hidhnin çakull në një lagje dhe njerëzit hidhnin votën, ata e shprehnin mirënjohjen me votë. Kam përjetuar gjatë kohën që një rrugë, shkollë e ndërtuar, sistem ndriçimi, shoqërohej me duartrokitje e buzëqeshje të mëdha. S’është më”, u shpreh kryeministri.

Rama pranoi se fillimisht nuk e kishte kuptuar këtë ndryshim.

“Jo, nuk e prisja, nuk e kuptova menjëherë. M’u desh të filloj të ndjek shenjat, të analizoj dhe ka pasur disa momente që më kanë ndihmuar shumë për të kuptuar. Në fakt, m’u bë gjithmonë e më interesante ajo pasqyrë për të kuptuar çfarë është. Besoj se aty fillon një provë e vërtetë për një lider, drejtues, mes asaj të cilës nuk i shpëton kush, sidomos, në mënyrë të veçantë në fazën e ndërmjetme, për të pasur krenari ose të drejtë, dhe kurajë për të pranuar që, ore, edhe mund të ketë të drejtë ai që të sfidon”, tha ai.

Këtë fazë kryeministri e cilësoi si “revolucioni i pritshmërive të larta”, duke argumentuar se përmirësimi i një shërbimi sjell automatikisht kërkesa të reja nga qytetarët.

“Është një ndryshim i stinës së Shqipërisë. Quhet revolucioni i pritshmërive të larta. Një qytet që jeton me dy orë ujë në ditë, kur fillon merr 14 orë ujë në ditë, do 24 orë”, tha Rama.

Në një tjetër pjesë të intervistës, Rama foli për ndikimin e teknologjisë dhe llogarive jo reale në krijimin dhe përhapjen e narrativave në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe debatit që ka shoqëruar projektin e investimit në Sazan.

Sipas kryeministrit, ekzistojnë profile të krijuara artificialisht që marrin pamjen e përdoruesve realë dhe përdoren për t’u dhënë zë narrativave të ndryshme.

“Ata nuk ishin, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe i japin zë narrativave të ndryshme”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.