☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,170 ▲ +2.68% ETH $1,632 ▲ +5.25% XRP $1.1435 ▲ +5.7% SOL $65.2900 ▲ +6.18%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Projekti në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Europë prej dekadash, po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde

Rama ka folur sërish mbi debatin dhe kundërshtitë rreth projektit në Zvërnec, duke e konsideruar atë si investimin më të madh në Europë për turizmin që prej shumë e shumë vitesh. I pranishëm në aktivitetin festiv në Elbasan për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama tha se investitorët e huaj janë sot më të interesuar se kurrë për Shqipërinë falë transformimeve që ka pësuar vendi, teksa theksoi se kundërshtitë dhe protestat po tregojnë një imazh tjetër të vendit.

“Falë të gjithë transformimeve që kemi bërë, Shqipëria është një vend që përmendet në të gjithë botën si një vend turistik. Fakti që sot Shqipëria është një vend ku vitin e shkuar erdhën 12 mln turistë, fakti që është në një pozicion kaq strategjik, fakti që është një vend tolerant ku ka vend për të gjitha fetë, këto janë gjëra që i kanë mësuar të huajt dhe prandaj dhe investitorët janë të interesuar të shohin a mund të bëjnë një Shqipëri një biznes me ambicie shumë të madhe. Projekti të cilit po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurdë është investimi më i madh në Europë për turizmin që prej shumë e shumë vitesh dhe ne ta bëjmë si lopa, kur thotë populli që e mbush kovën dhe pastaj i bie me shqelm në fund, duke i treguar botës një pamje krejt të ndryshme nga ajo që jemi, duke shpërndarë për të gjithë ato lumenjtë e kanale të llumit të rrjeteve sociale lloj-lloj mesazhesh të gabuara ku shqiptarët thonë atë që nuk mund ta thonë kurrë”, tha ai.

Duke iu referuar kundërshtive dhe protestave, Rama i cilësoi ato si “një budallallëk i madh” në një kohë kur Shqipëria është përballë sfidës historike të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria është e shqiptarëve, por shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut,” tha ai, duke shtuar se vendi nuk duhet të bëhet peng i “injorantëve dhe sharlatanëve” që, sipas tij, po e paraqesin vendin ndryshe nga realiteti.

Kryeministri theksoi se investimet e huaja janë një mundësi për zhvillim dhe modernizim, ndërsa paralajmëroi se çdo lëvizje që shkon kundër tyre është në drejtim të gabuar me sensin e historisë.

“Shqipëria është e shqiptarit dhe shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut. Shqiptarët janë të zotë e shtëpisë këtu, pro shtëpia është e hapur për të gjithë. Shqipëria është e shqiptarëve të kujton sloganin e tmerrshëm të nazistëve “gjermania e gjermanëve”. Ata që e udhëhoqën atë popull, me atë slogan e katandisën në një zhele, e bënë në delen e zezë të Europës që edhe sot ka alarmin për t’i qëndruar të shkuarës për ta refuzuar atë mizori. Ajo është thikë pas shpine për të gjithë ata që Shqipërisë që i kanë dhënë medaljen e artë në Luftën e Dytë Botërore. Kush flet për këtë pështyn mbi fytyrën e asaj Shqipërie që sot e admirojnë të gjithë, të gjithë na shikojë me respekt kur dëgjojnë që ky vend i vogël kishte dritë kur në të gjithë Europën kishte errësirë. Si mundet ne të katandisemi dhe të bëhemi pre e ca injorantëve, delirantëve, sharlatanëve që shkojnë me demek për të mbrojtur mjedisin dhe flasin për të huajt që duhet t’i përzënë nga Shqipëria dhe pronat e pronarëve që duhen konfiskuar. Ca është kjo?

Një budallallëk i madh dhe pikërisht në këto moment kur Shqipëria është duke u përballur me sfidën më të madhe historike dhe kur kombi është përballë realizimit të një momenti siç është futja në BE, këto janë agjenda dhe lëvizje dhe marrëzi që shkojnë në drejtim të gabuar me sensin e historisë. Gjithsekush ka të drejtë të ketë opinionin e vet, por nëse ti je i shqetësuar për flamigot, natyrën, je i pari i interesuar për faktet, jo gënjeshtrat, që duhet të kërkosh të dëgjosh si është e vërteta, të verifikosh të vërtetën dhe jo të bësh tangërllikun që ne nuk duam të dëgjojmë, ne duam dorëheqje. Cilën dorëheqje? Dorëheqje nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë atje, kush do t’i dali për Zot Shqipërisë ata që mendojnë që mjafton të vishës si flamengo dhe je seksi e të vijnë të tjerët nga mbrapa? Ndërkohë që ka dalë edhe historia e tradhtarëve. Të gjitha janë marrëzira të cilat vendet i kanë paguar shumë shtrenjtë”, theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.