☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 72.33 ▲0.35%
ARI 4,116 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,393 ▲ +2.67% ETH $1,796 ▲ +3.04% XRP $1.1110 ▲ +1.77% SOL $79.3200 ▲ +2.45%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 72.33 ▲0.35 % ARI 4,116 ▼0.59 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 72.33 ▲0.35 % ARI 4,116 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, pritshmëritë më të larta janë rezultat i zhvillimit. Fokusi i programi të “Rilindjes Urbane 2.0”, mungesat

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku përmirësimi i standardeve ka sjellë edhe rritje të pritshmërive të qytetarëve për shërbime më cilësore dhe më shumë dinjitet në jetën e përditshme.

Gjatë prezantimit të programit “Rilindja 2.0”, Rama u shpreh se kërkesat e reja të shoqërisë nuk duhen parë si pakënaqësi apo mosmirënjohje, por si pasojë e progresit të arritur.

Duke folur për transformimin mjedisor të vendit, kryeministri solli në vëmendje investimet në zonat e mbrojtura dhe mbjelljen e miliona pemëve.

“Për ata që nuk e dinë se çfarë është bërë me Shqipërinë mjedisore, janë mbjell 5 mln pemë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Sot jemi në fazë tjetër, problemi është sasia dhe cilësia e gjësë që ke dhe do. Do më shumë dhe e do me një cilësi më të mirë. Kjo nuk është mosmirënjohje dhe as kërkesë e pajustifikueshme”, theksoi ai.

Kryeministri u ndal edhe te ndryshimet në sistemin shëndetësor, duke krahasuar situatën e spitaleve vite më parë me standardet e kërkuara sot.

Sipas tij, në të kaluarën pacientët përballeshin me mungesa të theksuara, ndërsa sot sfida lidhet me përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit, uljen e kohës së pritjes dhe përdorimin më të madh të teknologjisë.

“Vinin në Spitalin nën Tereza me jastëk me vete, me batanije me vete, me ilaçe me vete. Kishte vetëm mjekë që punon me heroizëm, asgjë tjetër. Mjekët nuk kishin as përparëse. Sot nuk ka rëndësi fare që spitalet janë spitale. Që mjetë, infermierët janë të gjithë të veshur, të paguar e të trajtuar sepse sot kërkohet dinjiteti i çdokujt të respektohet sikundër çdokush e pretendon me të drejtë. Kërkohet shkurtimi i kohës së pritjeve, teknologji. Nuk është mosmirënjohje, është çmimi i suksesit, fatura. Flitet për ujë. Sot Shqipëria furnizon popullsinë e vet me ujë të pijshëm më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Çfarë rëndësie ka kjo? Sepse në fakt nuk jemi kudo rregullisht 24 orë në të gjithë territorin sepse nuk është akoma e gjitha ashtu siç njerëzit duan”, u shpreh kreu i qeverisë.

Duke folur për furnizimin me ujë të pijshëm, Rama theksoi se Shqipëria sot ka bërë përparime të rëndësishme, por sipas tij objektivi është që shërbimi të jetë i standardeve të njëjta në çdo zonë të vendit.

“Mjafton një rubinet që nuk nxjerr ujë, një video bëhet virale dhe duket sikur e gjithë Shqipëria është njësoj. Sot e kërkojnë lulishten në çdo pikë ku jetojnë, nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri. Lana dhe çdo lloj kanali që rrjedh ujë që kalonte nëpër qytete, mjafton të mos dilte nga shtrati dhe ishte ok. Pavarësisht se mos pyet se çfarë llumi dhe pisllëku dhe katandie ishte. Sot nuk mjafton. Çfarë rëndësie ka sot se lumi i Gjanicës, nga një burim skandaloz pisllëku është kthyer në një aset urban, nëse nuk shkon deri ku del në det. Është pritshmëri. Nuk mund t’i thuash pse ti kërkon këtë dhe pse ti nuk ke më durim. Vijmë te transporti publik. Dikur përpara Rilindjes Urbane, furgonat ishin normaliteti. Lufta për të hequr furgonat ishte si një luftë për të luftuar COVID me grushte. Sot as nuk bëhet fjalë që ne të pretendojmë që njerëzit të jenë të kënaqur, pavarësisht se ka linja, duhet nivel tjetër”, deklaroi Rama.

Ai solli si shembull edhe transformimin e hapësirave urbane dhe të lumenjve, duke përmendur rastin e lumit Gjanica, i cili sipas tij është kthyer nga një burim ndotjeje në një aset urban.

“Shoqëria është bërë më kërkuese dhe jo negative. Sesi e shpreh shoqëria kërkesën, është tjetër temë. Ne jemi këtu për të kuptuar se duhet të kalojmë në një nivel tjetër patjetër. Kjo është çështje ekzistenciale e shoqërisë demokratike, shoqërisë së ekonomisë së lirë të tregut, për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet me kokë poshtë”, tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se programi i “Rilindjes 2.0 do të jetë pikërisht fokusimi te mungesat.

“Rilinjda Urbane 2.0 është mbulim i gjerë i gjithë kësaj fushe të mbushur me lule dhe në shumë pjesë të saj me ferra. Rilindja Urbane 2.0 është të mos shohësh më lulet, por të fokusohesh te ferrat. Duhet fokusuar te mungesat dhe i gjithë programi i Rilindjes Urbane 2.0 janë mungesat”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.