🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,172 ▼ -0.08% ETH $1,822 ▲ +0.04% XRP $1.1021 ▼ -0.99% SOL $77.5800 ▼ -0.48%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Regjistrohet fluks i shtuar i udhëtarëve në vendkalimet kufitare

Fluks i shtuar i udhëtarëve është regjistruar në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kësaj periudhe, në vend kanë hyrë 4328, ndërsa kanë dalë 2958 shtetas të vendit.

Sa u përket shtetasve të huaj, 15.276 persona kanë hyrë në vend, ndërsa 16.196 persona e kanë dalë nga vendi.

Në pikën kufitare Dojran, janë regjistruar 492 hyrje dhe 1292 dalje të shtetasve të vendit tonë. Ndërkohë, nga shtetasit e huaj, 1142 persona kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 1436 persona kanë dalë nga vendi.

Fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3536 shtetas tanë dhe kanë dalë 4198 shtetas. Sa i përket shtetasve të huaj janë regjistruar 6393 hyrje dhe 11.214 dalje.

“Në tre pikat kryesore kufitare, në Tabanoc, Dojran dhe Bogorodicë, gjatë periudhës nga 10 korrik në orën 10:00 deri më 11 korrik në orën 10:00, janë regjistruar gjithsej: 28.669 hyrje në vend prej të cilëve 8.356 persona shtetas të vendit dhe 20.313 shtetas të huaj. Ndërsa dalje nga vendi ka pasur 37.291 persona, prej të cilëve, 8.448 shtetas të vendit tonë dhe 28.843 shtetas të huaj,” thanë nga MPB.

* Hyrje në vend: 28.669 persona. * Dalje nga vendi: 37.291 persona– 8.356 shtetas të vendit – 8.448 shtetas të vendit– 20.313 shtetas të huaj – 28.843 shtetas të huaj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë angazhuar kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve, duke respektuar njëkohësisht kontrollet e detyrueshme kufitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.