Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,065 ▼ -0.1% ETH $1,702 ▼ -0.62% XRP $1.1309 ▼ -1.87% SOL $68.9100 ▼ -1.28%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Rezoluta e PE-së/ Gjyli: Ishte pro procesit të negocimit të Shqipërisë drejt BE-së

Pedagogia Arsejda Gjyli ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se rezoluta e fundit e Parlamentit Evoprian është pro procesit të negocimit, pavarësisht debatit të nxehtë rreth çështjeve specifike si Zvërneci.

Gjyli shpjegoi ndër të tjera edhe natyrën jokushtetuese të rezolutave të PE-së për vendet kandidate.

“Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë dispozita të detyrueshme ligjore për vendet të cilat aderojnë për të qenë pjesë e Unionit dhe janë në proces negocimi. Këtyre vende u shkojnë rekomandime që t’i vendosin në fokusin e politikbërjes dhe përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së”, u shpreh Gjyli.

Ajo theksoi se rezoluta përfshin propozime nga eurodeputetët në formën e amendamenteve, ku vetëm disa prej tyre u miratuan.

“Elementi i dytë është që në materialet përfundimtare të rezolutave ka propozime të eurodeputetëve në formën e amendamenteve. Por nuk ka qenë vetëm ky. 6 amendamentet u futën në fuqi dhe të tjerat u rrëzuan”, tha pedagogia Gjyli.

Gjyli u ndal në diskutimet e ashpra rreth amendamentit lidhur me Zvërnecin, i cili ngjalli sensibilitet të madh kombëtar për shkak të protestave masive.

“Amendamenti ka ngritur diskutime për ata që futen në diskurin pro apo kundër protestës, pro apo kundër qasjes mbi Zvërnecin. Brukseli shkojnë përtej hundës tonë kombëtare. Kjo rezolutë e propozuar e vendosur nga një eurodeputeti për të shtuar vëmendjen te çështja e Zvërnecit për Shqipërinë u rrëzua si rezolutë në mënyrë që raportin final të mos ishte kjo gjuhë”, vuri në dukje Gjyli.

Ajo theksoi më tej se “diskutimi është shumë delikat sepse këtu kemi mijëra njerëz të ngritur në shesh dhe ndaj ka edhe një sensivitet të madh, ndryshe nuk do të merrte këtë vëmendje në Parlamentin Evropian.”

Megjithatë, Gjyli u shpreh optimiste për aspektin kryesor të rezolutës: “Ajo që është pozitive është fakti që kjo rezolutë u miratua me një masë votash pro procesit të negocimit të Shqipërisë dhe për ta çuar Shqipërinë një hap më parë për të gjithë ecurinë e procesit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.