🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.62 ▲0.03%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,204 ▼ -0.7% ETH $1,888 ▲ +0.48% XRP $1.1082 ▼ -0.02% SOL $76.1500 ▼ -1.6%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.62 ▲0.03 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.62 ▲0.03 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Kosova

Rreth 68 milionë euro të zotuara për Kosovën nga Zvicra, Kurti falënderon ambasadorin Sprecher

Kurti pret ambasadorin zviceran për takim lamtumirës, vlerëson mbështetjen e Zvicrës për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Republikën e Kosovës.

Kurti ka falënderuar ambasadorin zviceran për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“E falënderova për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri theksoi se Zvicra ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës që nga periudha e çlirimit, pavarësisë dhe zhvillimit institucional të vendit.

“Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi, pavarësia e deri te zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Republikës sonë”, u shpreh Kurti.

Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e diasporës kosovare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Zvicrës pritet të marrin një hov të ri pas ratifikimit të marrëveshjes për tregti të lirë në kuadër të EFTA-s.

“Mërgata jonë e dashur është themel i lidhjes së fortë mes dy shteteve tona, që gradualisht dhe vazhdimisht po rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, ka deklaruar ai.

Në takim, Kurti ka përmendur edhe kontributin e Zvicrës në kuadër të misionit të KFOR-it dhe programit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ai bëri të ditur se për periudhën 2026-2029 janë zotuar më shumë se 64 milionë franga zvicerane (CHF) apo rreth 68 milionë euro për Kosovën, pas 88 milionë CHF të ndara për periudhën 2022-2025. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.