☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 92.55 ▼0.34%
ARI 4,201 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,230 ▲ +2.11% ETH $2,716 ▲ +1.07% XRP $1.5018 ▲ +0.69% SOL $120.0400 ▲ +1.68%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.55 ▼0.34 % ARI 4,201 ▼0.03 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.55 ▼0.34 % ARI 4,201 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rriten çmimet në Vlorë, blerësit: Rrogat dhe pensionet mbeten në vend

Sezoni veror dhe rritja e kërkesës, kryesisht nga turistët e huaj, kanë sjellë një tjetër rritje të çmimeve të frutave, perimeve dhe produkteve të shportës në Vlorë.

Për blerësit, situata është bërë e vështirë për t’u përballuar. Ata kërkojnë më shumë kontroll mbi çmimet, pasi sipas tyre, ato vijojnë të rriten, ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten në të njëjtin nivel.

Për shkak të çmimeve të larta, blerësit thonë se janë detyruar të reduktojnë sasinë e produkteve që marrin. Në vend të blerjeve të zakonshme, shumë prej tyre thonë se blejnë vetëm sasi të vogla, madje edhe me kokrra, aq sa u nevojitet për përdorim personal.

Por situata nuk është e lehtë as për tregtarët. Ata thonë se fuqia e ulët blerëse po ndikon drejtpërdrejt në shitje, pasi qytetarët blejnë më pak dhe, për pasojë, edhe xhiroja e bizneseve ka rënë.

Sipas tregtarëve, rritja e çmimeve nis që te furnitorët. Produktet blihen me kosto më të lartë dhe, pasi u shtohet marzhi i fitimit, çmimi final për konsumatorin rritet edhe më tej.

Në këtë situatë, çmimet e larta po rëndojnë njëkohësisht mbi familjet që blejnë dhe tregtarët që përpiqen të shesin, duke e bërë më të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.