☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,053 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,850 ▼ -1.48% ETH $2,307 ▼ -2.14% XRP $1.2875 ▼ -3.54% SOL $99.5400 ▼ -2.35%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten normat e interesit të lekut/ Banka e Shqipërisë, rrit me 0.25% përqind për t’ju përgjigjur inflacionit

Pas katër muajve stopim, Banka e Shqipërisë  mori sërish vendim për rritjen e normave të interesit me 0.25% për kreditë dhe depozitat në lekë.
Guvernatori Sejko shpjegoi se ndërsa inflacioni fillimisht u rrit nga çmimet e importit dhe karburanteve, tani po mbahet i lartë nga presioni i tregut të brendshëm
“Megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshëm mbi çmimet dhe sidomos ato që vijnë nga tregu i punës janë të forta dhe në rritje. Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar në qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje nga 2.75% në 3%.”- tha Genc Sejko.
Ndërsa në Amerikë dhe Europë rritja e normave të interesit ka shkaktuar falimentin e dy bankave dhe shitjen e një tjetër, guvernatori Sejko siguroi qytetarët se sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt.

“Sistemi ynë financiar është i pandikuar apo me ekspozime nga këto tregje financiare. Jo vetëm nga bankat amerikane, por edhe nga Credit Suisse është pothuajse e papërfillshëm nën 0.8% një ekspozim minimal që ka sistemi financiar shqiptar. Pasojat e krizës së 2008-ës dhe krizës së borxheve në eurozonë apo krizës greke kanë bërë që ne të marrim masa rregullative dhe prudente, në atë mënyrë që bankat të jenë të mbikapitalizuara dhe likuide.”- tha Sejko.

Banka e Shqipërisë vazhdon me parashikimin se inflacioni do të ulet në mesin e vitit e ardhshëm në objektivat e parashikuara prej 3%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.