🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.47 ▲0.94%
ARI 4,158 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $82,979 ▼ -1.34% ETH $2,666 ▼ -0.32% XRP $1.4783 ▼ -2.64% SOL $117.1700 ▼ -4.01%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.47 ▲0.94 % ARI 4,158 ▼0.25 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.47 ▲0.94 % ARI 4,158 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Serbia

Šapiç reagon pas akuzës për sulm ndaj këshilltares: “Nuk e godita, e shtyva për t’u mbrojtur nga bashkëshorti i saj”

Kryetari i Beogradit mohon se i theu hundën këshilltares së "Kreni-promeni", Tanja Mićić, dhe thotë se reagoi në vetëmbrojtje; policia e la të lirë pas pak minutash

Kryetari i Beogradit, Aleksandar Šapić, reagoi për herë të parë pas akuzës se kishte sulmuar fizikisht këshilltaren e lëvizjes opozitare “Kreni-promeni”, Tanja Mićić, gjatë një incidenti mbrëmjen e së hënës në Beogradin e Ri.

Në deklarata identike dhënë për gazetat serbe Blic, Kurir dhe Informer, siç raporton portali izlaz.com, Šapić mohoi se e kishte goditur këshilltaren me grusht dhe se i kishte thyer hundën, duke pohuar se kishte reaguar në vetëmbrojtje.

“Gruan nuk e godita, por e shtyva për t’u mbrojtur nga bashkëshorti i saj. Nuk kam sulmuar kurrë askënd i pari, as nuk kam goditur ndonjëherë grua në jetën time. Nuk i kam shkuar kurrë askujt në shtëpi, as do ta bëj. Por po ashtu, nuk jam ikur asnjëherë nga askush, as do të iki, sidomos jo nga ata që mendojnë se u lejohet gjithçka”, deklaroi Šapić.

Kryebashkiaku tha se nuk dëshiron të marrë pjesë në “shfaqjen mediatike” që, sipas tij, po përpiqen t’i organizojnë ata që i kanë sjellë disa herë njerëz para shtëpisë së tij.

“Edhe këtë herë tentuan të më sulmojnë, fillimisht verbalisht e pastaj fizikisht. Kur i pyeta pse e kishin shpërndarë adresën time në rrjetet sociale, sillnin njerëz para shtëpisë sime dhe më kërcënonin, nisën të më sulmojnë”, tha Šapić, duke shtuar se atëherë kishte pasur “shtyrje e përplasje”.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen Bežanijska Kosa në Beogradin e Ri: sipas këshilltares Mićić, ajo po shëtiste me bashkëshortin dhe qenin kur Šapić iu afrua duke e akuzuar se i sillte protestues para shtëpisë; ajo pretendon se ai e goditi në hundë pasi u ndërpre mes tij dhe bashkëshortit. Lëvizja “Kreni-promeni” publikoi video me këshilltaren me hundë të përgjakur dhe pamje të policisë që e shoqëron kryebashkiakun, i cili u la i lirë pak minuta më vonë.

Lideri i “Kreni-promeni”, Savo Manojlović, shkroi mbrëmë në Instagram se “Šapić ka pranuar sulmin ndaj këshilltares sonë Tanja Mićić dhe bashkëshortit të saj”, ndërsa lëvizja njoftoi protestë për sot në orën 14:00 para Prokurorisë në Beogradin e Ri.

Sulmin e pretenduar e dënuan menjëherë edhe Partia e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Levizja Ekologjike (Ekološki ustanak) dhe këshilltari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit, Stefan Simić, të cilët kërkuan reagim të organeve kompetente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.