☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 102.02 ▼3.6%
ARI 4,303 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,370 ▲ +0.66% ETH $2,418 ▲ +0.65% XRP $1.3152 ▲ +3.37% SOL $98.8700 ▲ +1.77%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.02 ▼3.6 % ARI 4,303 ▼0.68 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.02 ▼3.6 % ARI 4,303 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

SERBI – Vuçiç kritikon aktgjykimin në Hagë: Krimet kundër njerëzimit nuk u përfshinë

– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagoi sot pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke deklaruar se vendimi nuk përfshiu akuzat për krime kundër njerëzimit dhe se gjykata nuk u mor me një sërë rastesh të vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve të serbëve, sipas medias publike serbe RTS.rs.

Vuçiç tha se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përfshiu gjashtë pikat që lidhen me krimet kundër njerëzimit, pasi, sipas tij, trupi gjykues konstatoi se nuk ishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, ekzistenca e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile.

Ai tha se gjykata nuk u mor me atë që e cilësoi si qëllimin e UÇK-së për të luftuar për pavarësinë e Kosovës, ndërsa pretendoi se në proces nuk u përfshinë krimet e kryera ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999.

Vuçiç përmendi gjithashtu rastin e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, duke thënë se ai nuk ishte pjesë e aktakuzës, si dhe renditi një sërë rastesh që, sipas tij, nuk janë marrë në konsideratë në këtë proces.

Ai përmendi pretendimet për rrëmbimin e 85 serbëve në Rahovec në korrik 1998, rrëmbimin e nëntë minatorëve në Belaçevc, kampin e Llapushnikut, vrasjet dhe zhdukjet në zonën e Gllogjanit dhe liqenit të Radoniqit, si dhe rastin e Kleçkës.

Presidenti serb përmendi gjithashtu raste të tjera që, sipas tij, lidhen me vrasje, rrëmbime dhe zhdukje të serbëve në Deçan, Prizren, Pejë, Klinë, Gjakovë, Vushtrri, Suharekë dhe Istog.

Ai përmendi edhe vrasjen e Haritonit më 15 qershor 1999, vrasjen e Marica Miriçit, rastin në Doincë të Prizrenit, vrasjen e fëmijëve serbë në lumin Bistrica në Gorazhdec dhe trazirat e marsit 2004.

“Presudat tregojnë hipokrizi të madhe – serbët do të jenë gjithmonë kriminelë, ndërsa të gjithë të tjerët çlirimtarë, heronj dhe trima”, tha Vuçiç, duke komentuar vendimin e gjykatës.

Ai e cilësoi aktgjykimin dhe mënyrën se si, sipas tij, trajtohen krimet e luftës në rajon si tregues të “standardeve të dyfishta”, duke deklaruar se serbët, sipas tij, vazhdojnë të përballen me një trajtim të ndryshëm.

Vuçiç iu referua edhe protestave dhe incidenteve të raportuara pas shpalljes së vendimit, duke thënë se kishte parë sulme ndaj EULEX-it në Prishtinë dhe ndaj institucioneve holandeze në Hagë.

Ai tha se serbët nuk kishin shkaktuar trazira dhe se, sipas tij, reagimet ndaj tyre do të ishin më të ashpra.

Presidenti serb theksoi më tej rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për viktimat serbe, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë të dokumentojë dhe të kujtojë viktimat e veta, krahas respektimit të viktimave të komuniteteve të tjera.

“Serbët nuk duhet të heshtin dhe nuk duhet të ulin kokën”, tha Vuçiç, duke përdorur një gjuhë metaforike për të përshkruar atë që ai e konsideron si presion ndaj serbëve.

“Nuk duhet as të gëzohemi, as të vajtojmë për aktgjykimin”

Vuçiç tha se populli serb nuk ka arsye “as të gëzohet, as të vajtojë” për vendimin, por duhet të presë dhe të analizojë me kujdes zhvillimet e mëtejshme.

Ai vuri në dukje mundësinë e apelimit të vendimit dhe tha se ekzistojnë edhe mekanizma të mëtejshëm juridikë, në kuadër të sistemit të Dhomave të Specializuara.

Sipas Vuçiçit, në rast se aktgjykimi konfirmohet në apel, mund të ekzistojë edhe mundësia e shqyrtimit të mëtejshëm për çështje të caktuara juridike.

Ai argumentoi se për këtë arsye nuk duhet të ketë reagime të nxituara ndaj vendimit të shpallur sot.

Vuçiç iu referua edhe rasteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, duke përmendur rastin e ish-gjeneralit kroat, Ante Gotovina dhe duke pretenduar se ndryshimi i një vendimi të mëparshëm, ishte dëshmi e standardeve të ndryshme në trajtimin e krimeve të luftës.

Ai përmendi gjithashtu rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në kuadër të argumentit të tij për mënyrën se si janë trajtuar rastet e ndryshme nga gjykatat ndërkombëtare.

“Aktgjykimi nuk përfshiu krimet kundër njerëzimit”

Duke iu kthyer aktgjykimit të shpallur në Hagë, Vuçiç tha se të gjashtë pikat për krime kundër njerëzimit ishin rrëzuar.

Ai përmendi gjashtë kategoritë e akuzave për krime kundër njerëzimit: përndjekjen, burgosjen, veprime të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë.

Sipas tij, përgjegjësia penale e katër të akuzuarve, u konstatua vetëm për katër kategori të krimeve të luftës: ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen.

Vuçiç tha se, sipas aktgjykimit, përgjegjësia individuale lidhet me të paktën 385 persona për ndalim të paligjshëm, 49 persona për trajtim mizor, 303 persona për torturë dhe 96 persona për vrasje.

Këto shifra përputhen me njoftimin zyrtar të Dhomave të Specializuara, të cilat deklaruan se katër të akuzuarit u shpallën përgjegjës për ndalim arbitrar të 385 personave, trajtim mizor të 49 personave, torturë të 303 personave dhe vrasje të 96 personave.

Gjykata deklaroi gjithashtu se ata u shpallën të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit, pasi Prokuroria nuk kishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile.

Vuçiç: Paqja dhe stabiliteti janë prioritet

Në përfundim të deklaratës, Vuçiç tha se për Serbinë prioriteti kryesor është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Ai tha se fakti që emocionet mbeten të forta edhe disa dekada pas konflikteve në ish-Jugosllavi tregon, sipas tij, se në rajon ka ende çështje të pazgjidhura.

“E ardhmja duhet të jetë te biseda, mirëkuptimi më i madh dhe dialogu me të gjithë”, tha Vuçiç.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

Sipas gjykatës, të katër u shpallën përgjegjës për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit.

Aktgjykimi i shpallur sot më 16 shtator është vendim i shkallës së parë.

Dhomat e Specializuara e kanë përcaktuar çështjen si gjykim për përgjegjësi individuale penale për krime të kryera, sipas aktakuzës, gjatë periudhës nga marsi 1998 deri në shtator 1999. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.