Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.36 ▲2.77%
ARI 4,473 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,964 ▼ -3.82% ETH $1,879 ▼ -4.86% XRP $1.2419 ▼ -1.66% SOL $74.9900 ▼ -5.59%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.36 ▲2.77 % ARI 4,473 ▼1.05 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.36 ▲2.77 % ARI 4,473 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se qeveria serbe ka bllokuar transferet dhe donacionet nga Kosova, që për qëllim kanë zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë.

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se qeveria serbe ka bllokuar transferet dhe donacionet nga Kosova, që për qëllim kanë zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë.

“Nuk bëhet fjalë për një çështje teknike. Bëhet fjalë për bllokimin e fondeve nga Qeveria e Kosovës, që prekin drejtpërdrejt 3650 nxënës, 94 fëmijë pa prind, 957 bujq, mbi 756 studentë, 139 organizata joqeveritare dhe mijëra qytetarë që varen nga këto programe” ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Sipas tij, faktet dëshmojnë që kjo po ndodhë nëpërmjet bankës nga qeveria e Serbisë dhe ministri Demo Berisha.

Lidhur me këtë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë deklaruar për IndeksOnline se janë ndërmarrë hapat konkretë për të njoftuar Bashkimin Evropian dhe faktorët relevantë ndërkombëtarë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm bllokimin e vazhdueshëm të mjeteve financiare të destinuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke e konsideruar këtë si ndërhyrje të papranueshme në funksionimin e një institucioni legjitim përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ky është rasti i dytë që mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës pengohen në mënyrë të pajustifikuar, duke dëshmuar për një model të përsëritur të bllokimit institucional” deklaroi Qeveria.

Sipas këtij institucioni, rasti lidhet me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10 tetor 2025, përmes të cilit janë ndarë 304,511.16 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mjete që nuk janë ekzekutuar pasi janë bllokuar nga autoritetet në Serbi.

“Ndërkaq, në prill 2026, shuma totale e mjeteve të bllokuara ka arritur në 1,837,511.16 euro, të dedikuara për projekte në arsim, kulturë, trashëgimi kulturore, si dhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë” thuhet në përgjigjen për IndeksOnline.

Në të njëjtën kohë, nga Qeveria pohojnë se kjo praktikë bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për të njoftuar Bashkimin Evropian dhe faktorët relevant ndërkombëtarë, duke kërkuar reagim ndaj kësaj praktike që bie ndesh me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Theksojmë se mjetet e Republikës së Kosovës janë plotësisht transparente – dihet qartë burimi, destinimi dhe përfituesit – dhe shpërndahen përmes një procesi të hapur dhe konkurrues nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, institucionale dhe ndërkombëtare për të ndalur këtë padrejtësi dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre” deklaron Qeveria e Republikës së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.