☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 77.91 ▼0.29%
ARI 4,011 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,168 ▼ -2.6% ETH $1,767 ▼ -2.02% XRP $1.0617 ▼ -2.15% SOL $74.6400 ▼ -2.64%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 77.91 ▼0.29 % ARI 4,011 ▲0.13 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 77.91 ▼0.29 % ARI 4,011 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
14 Jul 2026
Breaking
Kosova

Serbia inicion katër procedura penale ndaj kosovarëve të arrestuar, pak pritje në kufi

Rrugën për vendlindje zgjedhin ta përshkojnë përmes një terreni jo fort të përshtatshëm.

Edhe këtë verë, shumë mërgimtarë zgjedhin transitin përmes Serbisë për të arritur në Kosovë, pavarësisht thirrjeve që kanë institucionet që kjo rrugë të shmanget.

Arsyeja lidhet me arrestimet që autoritetet serbe kanë kryer ndër vite, shpesh nën pretendime të pabazuara.

Numri i saktë i të arrestuarve në dy vitet e fundit nuk figuron me statistika të plota, por Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha për televizionin se nga viti 2025 janë evidentuar katër raste në të cilat autoritetet serbe kanë iniciuar procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës, me akuza që lidhen me krime lufte.

Sa i përket rastit të fundit, atij të Osman Selmanit në Mutivodë, Ministria thotë se ka aktivizuar mekanizmat diplomatikë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës “Sa i përket rastit më të fundit të arrestimit të shtetasit të Republikës së Kosovës, O. S. menjëherë pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka informuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd, si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për arrestimin e shtetasit O. S. dhe procedurat e iniciuara ndaj tij nga autoritetet serbe. Në komunikimet me partnerët ndërkombëtarë është kërkuar angazhim dhe ushtrim i ndikimit të tyre ndaj autoriteteve serbe për trajtimin e drejtë të rastit dhe lirimin e tij”.

Shqetësime të tilla nuk hasën mërgimtarët që këtë të hënë hynë në Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë.

“Po ka pas kontrolle ma shumë, sidomos në fundjavë nëse nisesh, kolona është më e gjatë, mundesh me prit nëntë orë, dhjetë orë. Nuk ka qenë shumë keq, s’ka pas shumë kolon. Tri orë kemi prit Kroaci-Serbi”, ka deklaruar Shpresa Qovanaj, mërgimtare.

“I kom pa raportimet, po kurr diçka s’kom pa, diçka që s’është nrregull s’kom pa, as policë s’ka pas”, ka deklaru Arnis Lekaj, mërgimtar

Gazmend Kurta, mërgimtar tha se “Nuk ka problem diçka…”.

Probleme jo, por as kolona të gjata nuk pati si rëndom të hënën e 13 korrikut në këtë pikëkalim kufitar./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.