☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

– Shqipëria vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve kibernetike të kryera nga aktorë shtetërorë, përfshirë Iranin dhe Rusinë.

Vlerësimi bëhet i ditur në raportin më të fundit të sigurisë për Shqipërinë, të publikuar nga Këshilli Këshillimor i Sigurisë Jashtë Vendit (OSAC), pranë Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Sipas raportit, vendi është përballur gjithashtu, me sulme “ransomware” nga grupe kriminale kibernetike, ndërsa gjatë vitit 2026 Irani ka ndërmarrë sulme ndaj faqeve dhe sistemeve shtetërore shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) paralajmëron se sulmet kibernetike, të kryera nga shtete, të cilat synojnë dëmtimin e infrastrukturës së rëndësishme ose pengimin e funksionimit të shërbimeve publike, mund të kenë pasoja zinxhir, jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel rajonal dhe global.

Raporti thekson se këto sulme mund të rrisin rrezikun për popullsinë, të cenojnë ofrimin e shërbimeve publike dhe, në raste të caktuara, të përshkallëzojnë tensionet dhe konfliktet.

Për këtë arsye, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u rekomandon qytetarëve dhe institucioneve të zbatojnë masa të shtuara të sigurisë kibernetike, për të mbrojtur të dhënat dhe sistemet e tyre. /

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.