☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 89.68 ▲3.28%
ARI 4,101 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,733 ▼ -0.52% ETH $1,930 ▲ +0.25% XRP $1.1367 ▲ +0.09% SOL $77.6000 ▲ +0.18%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 89.68 ▲3.28 % ARI 4,101 ▼1.23 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 89.68 ▲3.28 % ARI 4,101 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhet rekord prej 1,15 trilionë dollarësh për mbrojtjen

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-DPA/ –  Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi, me një diferencë të ngushtë votash, një projektligj që hap rrugën për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake.

Projektligji autorizon një paketë financimi për mbrojtjen me vlerë rekord prej 1,15 trilionë dollarësh për vitin fiskal 2027.

Për krahasim, buxheti i mbrojtjes për vitin fiskal 2026 është rreth 900 miliardë dollarë.

Paketa përfshin një rritje page prej 5% deri në 7% për personelin ushtarak, zgjerimin e numrit të trupave aktive, si edhe një propozim për ndryshimin e emrit të Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës.

Projektligji u miratua me 216 vota pro dhe 212 kundër.

Tashmë ai do t’i kalojë Senatit për shqyrtim dhe votim.

Nëse miratohet edhe atje, do t’i dërgohet presidentit amerikan Donald Trump për nënshkrim.

Në fillim të këtij viti, Trump kishte njoftuar se administrata e tij synonte një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen, duke e cilësuar forcimin e kapaciteteve ushtarake si një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.